Pasioni dhe puna për muzikën për Aroildën filluar që në fëmijëri, duke qenë pjesëmarrse në aktivitet kulturore në vendlindje. Ka ndjekur privatisht mësime kantoje prej 10 vitesh dhe nga viti 2018 është pjesë e muzikës live me bandën e saj, me të cilën luajnë muzikë në evente të ndryshme në Tiranë dhe jo vetëm. Ka publikuar disa projekte muzikore, ndër to: "M`fale jetë", "E din ai" dhe "Bab’ e bij".
Aroilda ka zgjedhur që muzikën ta ndjekë si pasion, pasi studimet i ka përqendruar në një degë tërësisht tjetër, atë të Administrim Biznesi dhe Marketing. Që në moshën 13-vjeçare Aroilda ka marrë mësime në kurse profesionale për kanto, ndërsa luan muzikë live unplugged në lokale të ndryshme në Tiranë e jo vetëm.