>
BIOSHQIP
Biografia
Pasioni dhe puna për muzikën për Aroildën filluar që në fëmijëri, duke qenë pjesëmarrse në aktivitet kulturore në vendlindje. Ka ndjekur privatisht mësime kantoje prej 10 vitesh dhe nga viti 2018 është pjesë e muzikës live me bandën e saj, me të cilën luajnë muzikë në evente të ndryshme në Tiranë dhe jo vetëm. Ka publikuar disa projekte muzikore, ndër to: “M`fale jetë”, “E din ai” dhe “Bab’ e bij”.

Aroilda ka zgjedhur që muzikën ta ndjekë si pasion, pasi studimet i ka përqendruar në një degë tërësisht tjetër, atë të Administrim Biznesi dhe Marketing. Që në moshën 13-vjeçare Aroilda ka marrë mësime në kurse profesionale për kanto, ndërsa luan muzikë live unplugged në lokale të ndryshme në Tiranë e jo vetëm.

Më datë 22 Maj 2018, Aroilda publikon videoklipin "Without You". Teksti u shkrua nga Dea Strica.

Në Shtator 2019, Aroilda merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "M'fale Jetë", ku konkurron në kategorinë “New Artist”.

Më datë 8 Maj 2020, Aroilda publikon videoklipin "M'fale Jetë". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani.

Më datë 10 Tetor 2020, Aroilda publikon videoklipin "E Din Ai". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani.

Më datë 16 Prill 2021, Aroilda publikon videoklipin "Bab' E Bij". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Aroilda.

Në Shtator 2022, Aroilda merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Doje".