TEKSTESHQIP
Biografia
Ai merret me muzikë prej katër vitesh, që nga pjesëmarja e tij në një festival fëmijësh. Ai është angazhuar në disa aktivitete muzikore ku ka marrë dhe një çmim të parë. Pasioni i tij është muzika klasike dhe luan në fizarmonikë. Zgjedhja e këtij instrumenti nuk është aspak rastësore. Ai mendon se duke mësuar fizarmonikën do ta ketë të thjeshtë të mësojë çdo instrument tjetër. Arseldit i pëlqen shumë shkolla veçanërisht lëndët ekzakte si matematika dhe vizatimi. Ëndërron të bëhet arkitekt kur të rritet.