>
BIOSHQIP
Biografia
Art Abazi është vëllai i këngëtarit të njohur Dren Abazi dhe e shoqëron vëllain me kitarë në shumë koncerte e evente apo në ndonjë aheng familjar apo shoqëror.

Në Maj 2013, Art Abazi merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Nje Sekond Pa Ty", e cila është shkruar dhe kompozuar nga këngëtari Alban Skenderaj. Kënga me tematikë dashurinë, e shfaq Artin tejet inspirues në natyrë të hapur, krahas bukurisë femërore dhe natyrore. Kënga, të cilës tashmë i është bërë edhe videoklipi nga Imagine Films, është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së lehtë dhe baladave.

Në Qershor 2014, Art Abazi merr pjesë në SVFM 2014 me këngën "Nje Sekond Pa Ty".

Në Maj 2014, Art Abazi merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Sonte".

Më datë 28 Maj 2015, Art Abazi publikon videoklipin "Andrra Jem". Muzika e këngës u punua nga vetë Art Abazi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 16 Shkurt 2016, Art Abazi publikon videoklipin "Vazhdoj". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Alex Seitaj. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 16 Shkurt 2016, Art Abazi publikon videoklipin "Shpirt I Lirë". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 15 Maj 2016, Art Abazi publikon videoklipin "Pikë".

Më datë 13 Maj 2018, Art Abazi publikon videoklipin "Asnjo Si Ti". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Arianit Palaj e Art Abazi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 20 Shtator 2019, Art Abazi publikon videoklipin "Enigme", në bashkëpunim me Mc Kreshën. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, Strike Beatz & K-Master, ndërsa teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), Art Abazi, Mc Kresha & Gent Myftaraj.

Më datë 21 Mars 2020, Art Abazi publikon videoklipin "Dora Jote", në bashkëpunim me Llunin. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi) & Lluni, ndërsa për orkestrimin u kujdes Strike Beatz, Gent Myftaraj & K-Master. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 26 Dhjetor 2020, Boocky Dj & Art Abazi publikojnë videoklipin "Ndoshta Ke Harruar Emrin Tim". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Boocky. Produksioni audio u realizua nga Boocky.

Më datë 24 Maj 2021, Art Abazi publikon videoklipin "S'më Doje". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.

Më datë 20 Qershor 2022, Art Abazi publikon videoklipin "N'buzët E Saj". Muzika e këngës është sjellë e punuar në bashkëpunim nga Gent Myftaraj & Art Abazi. Produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Më datë 15 Mars 2023, Art Abazi publikon videoklipin "M'fal". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Në Maj 2023, Art Abazi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "M'fal".

Më datë 14 Shkurt 2024, Art Abazi publikon videoklipin "Pa Gjumë". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Gent Myftaraj & Art Abazi, ndërsa tekstin e shkroi Sebastiana Brecani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.