Biografia
Pasioni dhe dëshira për muzike, Artin po e bën çdo dite e metej edhe më të veçante në fushën artistike, duke dëshmuar ne përsosmëri edhe emrin qe mbanë. Ai talentin e tij e shkrinë edhe ne Kitare dhe Piano. I pasionuar pas Kitarës ishte interpretues në shume koncerte vendore dhe ndërkombëtare, duke interpretuar vepra te ndryshme te kompozitoreve te njohur botëror si; ADAGIO nga Johann Kaspar Mertz, LARGO AUS XERXES nga G.F.Handel dhe VIVACE, MODERATO, KV 4 nga A.Diabelli etj
Pianoja, Kitara dhe kompozimi është një nga talentet, që e bëjnë Artin edhe me te suksesshëm. Ai kohen e lire e kalon pranë pianos dhe kitarës duke kompozuar vepra te bukura, përherë duke e gjetur inspirimin ne kohen te cilën jetojmë dhe duke pasur dëshirë qe te bej edhe metutje ndryshime ne tekniken e kompozimit qe kane aplikuar shume kompozitor botëror. Arti tregohet shume i zgjuar dhe është nxënës i dalluar edhe ne shkolle, ku njëkohësisht arrine edhe suksese ne disa gara vendore dhe kombëtare ne fushën te shkencës se matematikes dhe formimit te përgjithshëm. I gjithanshëm, me aktivitete të shumta gjene inspirimin e tij edhe ne vlerat kombëtare, andaj me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shtetit Shqiptar, këndon këngën për Plakun e Vlorës, Kosovës duke i realizuar edhe si klipe, e qe zënë vend te çmuar ne televizionet tona. Talentet e shumta te artit, e bëjnë Artin te veçantë, por pamja e tij dhe figura e përkryer prej një artisti, e bëjnë atë te suksesshëm edhe ne fushën e modelimit, e qe publiku e shpërblen me çmimin e ,,Top Junior Style "ne vitin 2013 në Kosovë.
Ne skenën filmike Arti tregon talentin e tije si aktor i merituar edhe pse qe ne moshen 4 vjecare, merr pjese ne disa rrole të suksesshme te filmit "Ama dorën" dhe serialit filmik, "Shtëpia ime". Metutje, pritet qe Arti të jetë pjesë e disa koncerteve dhe evenimenteve te modelimit me rendësi në Evropë. Në muajin Maj do të interpretojë disa vepra me Kitarë në Graz të Austrisë, ndërsa në Qershor te vitit 2015 do të jetë pjesëmarrës në Milano të Italisë si modelist Junior.