TEKSTESHQIP
Biografia
Këngëtarja e mirënjohur Arta Babaramo e ka filluar herët karrierën e saj si këngëtare, në vitet 60-të. Per here te pare ka kenduar ne festivalin e 3-te (1964). Një ndër këngët e saj të para të suksesshme të asaj kohe është edhe kënga fituese e një ankete muzikore e vitit 1972 "Letër nga fshati" : "Unë u ngjita tok me shokë / kodrës-o, kodrës-o përpjetë / Seç më mbushi krahërorin, nënë moj, seç m'a mbushi flladi i lehtë.../

Këngëtarja Arta Babaramo jetën e saj si këngëtare e ka të lidhur me Ansamblin e Ushtrisë dhe me Estradën e Ushtarit, e punësuar në atë institucion, ku këndoi për vite e vite me radhë, së bashku me kolegët e saj të tjerë të njohur si Tonin Tërshana, Nikolin Gjergji.

Me koncertet e shumta që ata jepnin në të gjitha rrethet e vendit, Arta Babaramo u bë shumë e njohur si këngëtare dhe e pëlqyer, për zërin e saj të pastër dhe voluminoz.
Përveç se këngëtare e Ansamblit të Ushtrisë, Këngëtarja Arta Babaramo është aktivizuar edhe në aktivitetet e tjera kulturore-artistike të rëndësishme, si në festivalet e këngës ne radiotelevizion, anketat muzikore të muajit, Koncertet e Majit, ku është pëlqyer dhe vlerësuar edhe me çmime të ndryshme.
Komente 1