TEKSTESHQIP
Biografia
Aktorja e cila ka luajtur rolin e KFOR-it në serialin “Tre gjermanët e trashë”, tregoi se kishte arritur të shpëtonte nga kjo ngjarje. “Kemi shku tek kabineti i profesorëve, disa dollapë kanë qenë të lartë për mua aso kohe, ai tipi është dashur të më qojë mua hopa, por duke më ‘zhdryp’ poshtë, e kam ndjerë që më ka shtypur, më ka shtrënguar. Kam nisur të lëviz shpejtë dhe i kam dhënë një shkelm e kam ikur tek motrat e mia. Ju kam treguar ato kanë qeshur me këtë”, ka shtuar ajo.

Aktorja ka treguar se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual në fëmijërinë e saj. Selimi theksoi se ngacmimi kishte ardhur nga një roje i Fakultetit Teknik, ku në afërsi të objektit ajo dhe familaj e saj kanë banesën e tyre. “Ka qenë rojtar në Fakultetin Teknik, që është mbrapa banesave, ku shkonim ose për me i pa dy qifte duke u puthur, ose kemi hyrë në klasa kemi marrë shkumësa për të vizatuar në trotuare. Nëse kam dashur të rrijë me motrën dhe gjeneratën e saj, është dashtë me shku me marrë shkumësa, edhe u dashtë me shku kështu ‘mirëdita apo na i jepni do shkumësa’, një djali të gjatë, kurrë se harroj”, ka thënë Arta.
Komente 0
Kategori