TEKSTESHQIP
Arta Zeqiraj - Keni Për Të Parë
Arta Zeqiraj
Keni Për Të Parë

Muzika e këngës ka punuar si kompozitor vetë këngëtarja, për fjalët e këngës u përkujdes Rita Petro (Filipi), ndërsa orkestrues i këngës rezulton të jetë Florent Boshnjaku.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Ju kam thënë
Unë do ta ndryshoj botën
Hipur mbi biçikletën time
Të kaltër
Që ecën me energjinë
E muskujve të mi.
Ju kam thënë,
Por babai ka qeshur
Edhe mamaja,
Më tepër im shoq,
Vajza tallet me minifundin tim,
Ndërsa miqtë e mi
Ngrenë dolli
Për marrëzitë e mia.
Sa për rrezikun
Atë e kam veshur
Drejt e në trup
Si një jelek antiplumb.

Kontribuan:
Ariana,
Fatos Zeqiraj
Komente 0