TEKSTESHQIP
Biografia
Artemisa Mithi jeton ne Shkoder dhe eshte një nder femijet qe kane vendosur te sfidojn veten ne talentshowin Gjeniu i vogel 6. Ajo arriti deri ne naten finale te ketij spektakli por pervec ksaj ajo arriti te rembente edhe qmimin e dyte ku ishte ne sfide me Vanesa Sono-fituesja e qmimit te pare dhe Rea Nuhu- fituesja e çmimit te trete. Artemisa ne këtë sfide kendoi kengen "Bosh" nga kengetarja Aurela Gaçe. Këngët me te pelqyera qe ajo kendoi janë: "Make it rain", "Big spender", "Bosh","Stay","Don't you remember", "A song for you".

Ajo ka fituar çmime në gara të ndryshme televizive dhe ka 3 vjet që këndon seriozisht. Artemisa më parë ka kërcyer në "Qendrën Kulturore të Fëmijëve". Pasionin për muzikën e ka të trashëguar nga mamaja e saj, e cila ka studiuar piano 12 vite. Është shumë e lidhur me mamin dhe e sheh ‘The Voice of Albania’ si një mundësi për ta bërë krenare. Përveçse një nxënëse e shkëlqyer, Artemisa është shumë e zgjuar dhe e shkathët.