>
BIOSHQIP
Biografia
Artemisa Mithi jeton ne Shkoder dhe eshte një nder femijet qe kane vendosur te sfidojn veten ne talentshowin Gjeniu i vogel 6. Ajo arriti deri ne naten finale te ketij spektakli por pervec ksaj ajo arriti te rembente edhe qmimin e dyte ku ishte ne sfide me Vanesa Sono-fituesja e qmimit te pare dhe Rea Nuhu- fituesja e çmimit te trete. Artemisa ne këtë sfide kendoi kengen "Bosh" nga kengetarja Aurela Gaçe. Këngët me te pelqyera qe ajo kendoi janë: "Make it rain", "Big spender", "Bosh","Stay","Don't you remember", "A song for you".

Aktualisht, vazhdon studimet në një nga gjimnazet e qytetit. Ajo ka fituar çmime në gara të ndryshme televizive dhe ka 3 vjet që këndon seriozisht. Artemisa më parë ka kërcyer në “Qendrën Kulturore të Fëmijëve”. Pasionin për muzikën e ka të trashëguar nga mamaja e saj, e cila ka studiuar piano 12 vite. Është shumë e lidhur me mamin dhe e sheh ‘The Voice of Albania’ si një mundësi për ta bërë krenare. Përveçse një nxënëse e shkëlqyer, Artemisa është shumë e zgjuar dhe e shkathët.

Në vitin 2014, Artemisa Mithi ishte finaliste në Gjeniu I Vogel 6.

Në vitin 2017, Artemisa Mithi merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Në Dhjetor 2017, Artemisa Mithi merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "E Dua Botën".

Në Dhjetor 2018, Artemisa Mithi & Febi Shkurti marrin pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me duetin "Dua Ta Besoj". Artemisa vjen për herë të dytë në festival pas debutimit vitin e kaluar me këngën “E dua botën”. Kënga që dy këngëtarët do të interpretojnë në skenën e festivalit është muzikuar dhe shkruar në vargje nga vetë Febi. “Do ta besoj” flet për dilemat e një çifti që duan të largohen nga vendi. Mesazhi i këngës është sa aktual aq edhe optimist pasi përmes vargut “aty ku lind shpresa nuk vjen terri e harresa”, artistët japin shpresë dhe ndezin dritë në fund të tunelit.

Në Qershor 2019, Artemisa Mithi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Këtë Natë", krijim i Gazmend Kraja, me vargje nga Lindita Halili dhe orkestrimi Gazmend Kraja.

Në Nëntor 2019, Artemisa Mithi merr pjesë në Luleborë 2019 me këngën "Sa Du Me Te Fal".
KATEGORI: