TEKSTESHQIP

Artiol Sulejmanasi
Lumturia Nuk Ka Cmim
Lyrics

Mos lakmo në pasurira, dhuro vetëm mirësi
varet se si të merr jeta, dhe atë askush se di

Me urrejtje e dashuri, kjo botë është e krijuar
mos lakmo tek asnjeri, fatin e kemi të shkruar

Ref.
Hajde mere ti një valle, është ilaç e shërim
të harrojmë brenga e halle, lumturia nuk ka çmim
Hajde ngrihuni në valle, lini pas ç’do mërzi
shpirti nuk blihet me pare, por kërkon dashuri...

Lumturinë kërko në shpirt, kalimtare është kjo jetë
bota gjithmonë rotullohet, ka kushdo riskun e vetë

Me urrejtje e dashuri, kjo botë është e krijuar
mos lakmo tek asnjeri, fatin e kemi të shkruar.

DËRGOI: