TEKSTESHQIP
Biografia
Asgjë Sikur Dielli është bendi më aktiv i muzikës alternative në Kosovë. Përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga refleksi i jetës sociale dhe me një stil më të thellë, e kanë krijuar një atmosferë autentike muzikore, duke arritur kështu që të bëhen shembull tipik i muzikës alternative kosovare. Grupi u krijua kah mesi i të '90-tave, kur Alban Nimani (vokalist) dhe Bujar Hundozi (kitarë) u takuan dhe vendosën që të punojnë së bashku. Albani kishte një parapërgatitje në fushën e muzikës, gjatë shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë ai bënte muzikë në disa rock bende. Më pas ai diplomon në falultetin e Dizajnit Grafik në Prishtinë për të vazhduar më pas shkallën e magjistraturës në Multimedia në Institutin e Arteve në Bournemouth (Angli). Derisa Albani ishte në studime së bashku me Bujarin filluan të interpretojnë fillimisht nëpër kafene duke arritur menjëherë një reputacion tek publiku. Pas ushtrimeve të gjata, paraqitjeve muzikore në publik dhe angazhimeve profesionale, në repertuarin e tyre ata ftojnë të bëjë muzikë me ta Visar Qeskën (Baskitarë) i cili poashtu kishte një eksperiencë dhe prapavijë muzikore me bende të tjera. Që të tre pas një përgjigjeje pozitive nga publiku kosovar, në vitin 1996 vendosin të formojnë bendin me emër "Asgjë sikur Dielli" (ASD). ASD fillimisht bashkëpunon me disa bateristë derisa të vendosin për Fatos Berishën i cili së bashku me Pëllumb Ballata (tastierë) plotësojnë grupin. Në vitin 1998 ASD realizon albumin e parë "1" i cili menjëhërë u pranua nga dëgjuesit sidomos kënga "Mendoj se çdo gjë merr fund pa ty" u bë hit ne toplistat muzikore me muaj të tërë. Më pas vazhdon suksesi i tyre me albumin e dytë të realizuar në vitin 2005 që quhet "Ndodhemi".

Ndikimet: Pink Floyd, U2, Depeche Mode, Moloko, Massive Attack, Radiohead, Gjurmet, Underworld, Daft Punk, Coldplay.

Grupi "Asgjë Sikur Dielli" publikon albumin e ri të titulluar "Disident", i cili do të jetë falas. Vokalisti Alban Nimani me këtë rast tha: "Jam i lumtur që pas një pune disa muajshe në studio, arritëm të publikojmë albumin e ri. Nuk ka qenë lehtë që njëkohësisht të sjellim elemente të reja në këngë dhe të mbajme frymën dhe stilin e grupit "Asgje Sikur Dielli". Por, besoj që ia arritëm, dhe se publiku do ta pëlqejë albumin." Në albumin "Disident" grupi "Asgjë Sikur Dielli" ka punuar në përbërjen: Alban Nimani -vokalist, Bujar Hundozi – kitarist, Fatos Berisha – daullist, Labinot Krasniqi – bas kitarë dhe Faton Dolaku – instrumente me tastierë. Albumi "Disident" është albumi i tretë i grupit "Asgjë Sikur Dielli". Albumi I parë, i titulluar "Nr.1″ është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti "Ndodhemi’ në vitin 2005″.

Shpërblimet e fituara: Top fest 1 (2003), Zhurma show(2005), në Festivalin e Artit Ballkanik "Trminal 00" (2006) çmimin e muzikës, Videofest (2006) etj.

Menaxheri: Vjosa Berisha
Kompania inçizuese: INIT

Alban Nimani, vokal
Bujar Hundozi, gitare
Fatos Berisha, timpane
Labinot Krasniqi, bas gitare
Faton Dolaku, tastiere