Biografia
Në disa nga fotot e tij të vetëm pak muajve më parë, Aslaidoni ka krejt tjetër pamje nga kjo që jemi mësuar ne të shohim gjatë debutimeve të tij në "The Voice". Flokë të ngrira e të ngritura përpjetë dhe piercing nëpër fytyrë. Kjo ka qenë pamja e tij për sa kohë jetonte në Itali. Por me të marrë vendimin për të konkurruar në "The Voice of Albania", para se të hipte në avion, ktheu fytyrën në gjendjen e mëparshme. Ndoshta sepse kishte frikën se nuk do ta merrnin seriozisht, ose ndoshta druhej se ashtu nuk do të përcillte dot imazhin e një djali të rritur jashtë Shqipërisë që studion psikologji e adhuron muzikën. Ai donte të kanalizonte gjithë vëmendjen të zëri i tij dhe ja ku ia doli të jetë një ndër më të mirët, të vazhdojë rrugën e prindërve të tij, që kanë kënduar për njëzet vite rresht, dhe të dalë nga kornizat e një këngëtari që e njeh veç një grusht njerëzish. Tani Aslaidoni kthehet në Itali, tek prindërit e tij, veç lajme të mira.
Genc Salihu preferon të dergojë në finalen e The Voice Of Albania 4, Aslaidon Zaimaj, djalin e dy prindërve këngëtarë, që ka ardhur posaçërisht nga Italia vetëm për "The Voice". Ndoshta ishte interpretimi i shkëlqyer i këngës "Bohemian Rhapsody" nga Queen, apo ndoshta ishte historia e tij që bënë publikun të votojë për të në finalen e "The Voice 4". Parashikimet peshonin vetëm nga ana e Albina Kelmendit, por fituesi është ai, Aslaidon Zaimaj.