TEKSTESHQIP
Biografia
Njihet si reper i skenës muzikore shqiptare, mirëpo, Astrit Gruda ka filluar të bëhet një emër i njohur në tregun botëror, pas hyrjes në kompaninë muzikore ‘VEVO’. Ai thotë se është me fat për këtë arritje në karrierën e tij si artist. Astrit Gruda është reperi i parë shqiptar i cili është anëtarësuar në kompaninë e videove muzikore ‘VEVO’. Astriti ka thënë se ndjehet mirë që është rep artisti i parë që i bashkohet kësaj kompanie gjigante të muzikës "Ndjehem tepër mirë për këtë arritje në karrierën time, ‘VEVO’ është një kompani e madhe muzikore dhe inkuadrimi në të do të ishte i mirëseardhur për gjithë artistët" ka thënë Astriti. Ai po ashtu ka theksuar se si shtetas i Zvicrës që është, kompania më e madhe botërore e muzikës ‘Universal Music Switzerland’e ka vlerësuar si reper që meriton hyrjen në ‘VEVO’ "Universal Music Switzerland ka vlerësuar punën time, po ashtu me njeh edhe për bashkëpunimin me Brick&Lace që do të dal shumë shpejtë, andaj ma ka mundësuar hyrjen në ‘VEVO’" ka thënë reperi.