>
BIOSHQIP
Biografia
Astrit Halimi ka lindur Vushtrri. Shkollën fillore e ka kryer në Shkollën fillore "Ali Kelmendi" në Vushtrri, ndërsa shkollën e mesme e përfundoi në Shkollën e mesme të Muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë. Si i vogel ka fillur të luaj në instrumente, pastaj më vonë në koncerte të ndryshme festash që organizoheshin aso kohe.

Ndërsa karrierën si profesionist e ka filluar në vitin 2001 si instrumntist i pavarur (Sintist) për të vazhduar më vonë në vitin 2008 si orkestrues dhe kompozitor në Studion" A-Recording Musical Studio" ku njëhërit është edhe pronar i studios. Punon me këngëtarë të ndryshëm duke përfshirë edhe këngëtarët e estradës si në studio ashtu edhe nëpër ahengje të ndryshme.