TEKSTESHQIP
Auron Deva - M'nxen
Auron Deva
M'nxen

Për melodinë dhe për fjalët e këngës ka punuar si autor vetë artisti, teksa për produksionin audio janë kujdesur së bashku në studio Christoffer Jonsson. Krijimi i ri për të cilin po flasim, do përcillet këndshëm edhe me një videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Hunter Helmick. Video premiera do transmetohet më 24 Mars 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Strofa 1:

Sonte dyluftimi n'terr t'ngratë
M'shtrëngon zinxhir n'krahnatë
Ata shitën t'lehtën liri
E ti bleve t'thatën vetmi...
Zbraz'tinë
Nga reflektimi i vetvetes
U preva tu u mundu
Copëzat e thyme t'pasqyrës tonë
Krejt vetë me i bashku
Ndoshta nuk t'ka mjaftu
S'mujta unë me t'ndriçu
Po u dogja deri n'fund
Me t'dhanë krejt dritën
Që kom mujtë

Refren:

N'zemër de solitude
A je ti vetë mon amour?
Edhe terri m'nxen m'nxen m'nxen
M'vesh n'heshtjen tane
M'nxen, m'nxen
Shkas i asaj nate

Strofa 2:

Gati s'je e kurrë s'ki me kanë
Ike po prapë te unë jeton
Nëse tu mendu për ty ndaloj
N'shpirt tand ma nuk jetoj
Po lëngoj
N'kokën time t'pikturova ma mirë
T'pata portret që me lot e kish fshi
Arrati,
Rënkon shpirti
Si një poet në ekzistencë që ty t'shkroi
Pa t'njoftë pa ditë që diçka i mungoi
Plot gabojnë
Pak pranojnë

Refren:

N'zemër de solitude
A je ti vetë mon amour?
Edhe terri m'nxen m'nxen m'nxen
M'vesh n'heshtjen tane
M'nxen, m'nxen
Shkas i asaj nate

Outro:

N'zemër tonë kjo vetmi
A ke'e ti e jemja dashni?
Nëse tu mendu për ty ndaloj
N'shpirt tand unë ma nuk jetoj
Po lëngoj
* Ky tekst mund të përmbajë gabime, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj për të korrigjuar ato fjalë që nuk janë kuptuar mirë nga teknologjia e përdorur.

VIDEOKLIPE

Komente 0