A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Hapat

Hapat janë si ngjyrat si nuancat e tyre në shkëlqim
Në jetë ka hapa të matur por ka edhe të shpejtuar
Të mëdhenj apo të vegjël si ndonjë çast vështrimi
Ju duhet veç një për ta kuptuar cakun apo gabimin

Të rëndë janë hapat sidomos ata që kthejnë prapa
Të vegjël të plogësht veçmas ata kur jemi nxituar
Jepi kohë kohës e cila ikën si shkëlqimi i një rrufeje
Për të kuptuar largimin apo ata që vijnë drejt teje

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019