A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Çastet E Ditëve Të Mira

Kur me fjalë të thjeshta nisin agimet e përditshme
Çastet fisnike të jetës kurrë nuk do jenë vulgare
Mes indiferencës dhe përkushtimit është një tipar
Ku sjelljen e bën prej mëndafshi të butë e bujare

Çdo pikë e shiut të qetë ngadalshëm lëndon
Kur çastet ikin pa dhënë lule dhe jehonën e erës
Dhe krenaria derdhet si uji i tepërt i një gote
Si privilegjet që rrëshqasin përroskave të jetës

Kur nuk kalon pragun përkatës të thjeshtësisë
Pavarësisht pozitës e rendit në të cilin je ulur
Emri të bëhet si një pemë që humb gjethet në erë
E hija e plumbtë sikur shtypë lulishte edhe gurë

Drita është veçanërisht e bukur mbi syprinë lumi
Yjet nuk janë të verbër ani se mugët ndriçojnë
Lëmohen gurët nga valët e qeta krejt butësisht
Kur me çiltërsinë e çasteve ditët i numërojmë

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019