A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

ëndrrat

Sa të bukura janë ëndrrat
Së paku për një çast
Mund të na bëjnë të pasur
Të lumtur deri në çmendi

Frone të praruara të na japin
Nuanca të thella ngjyrash
Në sy shkreptima të mëdha

Sa të trishtuara ato pamje fluide
Kur hija e tyre zgjuar ka mbetur
Rekuizita therëse si heshtat
Kur shpresat kanë vdekur

- Avni Azizi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





teksteshqip.com © 2007 - 2018