Biografia
Ka përfunduar studimet e larta bachelor dhe Master Shkencor në profilin: Inxhinier Agromjedisi dhe Ekologji.
Gjatë studimeve është votëbesuar për t’i përfaqësuar studentët në Qeverinë e Universitetit (senatin akademik).
Pastaj në Komisionin Institucional Zgjedhor të Universitetit, detyrë, të cilën e mban akoma.
Në vitin 2017-të ka fituar çmimin e parë "Poezia më e mirë" në konkursin e zhvilluar nga Klubi Letrar Pena e Re-Tiranë.
Është bashkëautor në disa antologji, revista letrare, bashkëpuntor i shtypit periodik, etj.
Në vitin 2019-të ka botuar librin me poezi "Britma E Heshtjes". Pastaj, u përzgjodh anëtar jurie për Festivalin Kombëtar Letrar, vlerësuar me medalje dhe certifikatë mirënjohje.
Ka qenë trajner në projekte të ndryshme.
Aktualisht merret me projekte të fushës që është specializuar, projekte të shoqërisë civile dhe vazhdimisht me letërsi, veçanërisht, me poezi.
Është anëtar i Organizatës së shkrimtarëve Shqiptaroamerikan. Ka marrë pjesë në Panairin e Librit, në Stamford USA.
Në tetor të vitit 2024 ka botuar librin me poezi “Tektonika E Shpirtit”, i cili u mirëprit në mënyrë të jashtëzakonshme nga lexuesit, por edhe nga kritika letrare.
Dallohet për qëndrimet e forta që në ambjentet universitare, të cilat sipas tij: "u rrënuan të parat", (ose "bukuria e një kombi fillon tek arsimi i tij, sikundër edhe shëmtia; gjithçka"). I dhemb atdheu, dhe universitetin e ka shikuar gjithnjë si "rafinerinë" e kombit, shkatërrimi i së cilës e ka tronditur, por nuk e ka lëkundur nga qëndrimi i fortë.