TEKSTESHQIP

Aziz Murati & Elona Leka
Me Rrahin 7 Zemra
Lyrics

E kujtoj atë ditë të eret,
na përçanë e na ndanë të tjeret,
një minutë po më zgjat shumë vite,
sytë e mi s'shohin dritë që prej asaj dite.

Me gjakun e zemres shkruaj fjalën,
këto lotet e mia nuk u ndalen,
me lot i kalova shumë pranvera,
të kërkoj nuk të gjej çka t'bëjë unë e mjera.

Të deshta, të dua, më thuaj çka po ndodh me mua,
nuk fshihen dy emra,
a beson se për ty më rrahin shtatë zemra.

Shpirti im ta tregon t'vërtetën,
një kujtim më ka mbet gjithë jetën,
dhe një herë po ta bëjë me dije,
më vjen pas, po më ndjek mu' ke bëhë si hije.

S'të harrova kurrë jo të betohem,
shpresa vdes e fundit nuk dorëzohem,
nuk i mbaroj fjalet t'dashurisë,
sa vështirë më kalojnë netet e vetmisë.

Të deshta, të dua, më thuaj çka po ndodh me mua,
nuk fshihen dy emra,
a beson se për ty më rrahin shtatë zemra.

Të deshta, të dua, më thuaj çka po ndodh me mua,
nuk fshihen dy emra,
a beson se për ty më rrahin shtatë zemra.

Të deshta, të dua, më thuaj çka po ndodh me mua,
nuk fshihen dy emra,
a beson se për ty më rrahin shtatë zemra.

Të deshta, të dua, më thuaj çka po ndodh me mua,
nuk fshihen dy emra,
a beson se për ty më rrahin shtatë zemra.

DËRGOI:
INFO
Më datë 24 Mars 2014, Aziz Murati & Elona Leka publikojnë videoklipin "Me Rrahin 7 Zemra".
Renditja:
Top 200