Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hazis Ndreu - Hajredin Pasha Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  22

Eee Hajredin Pasha o po vjen Radikes,
Vall-ë ku jan-o po malet e Dibrës,
Vall-ë ku jan-o po malet e Dibrës.

Eee vallë ku jan-o e malet e Dibrës,
Ke kalaja e jane mbledh-o gjinite
Ke kalaja o jane mbledh-o gjinite

Eee mbledhë gjilis e jan te kalaja,
Po Hajredin Pashën e ka gjete belaja,
Po Hajredin Pashën e ka gjete belaja.

Eee gjetë belaja Pashën si e ka gjete,
Tha Malet e Dibrës e jane lidhe me vdeke,
Malet e Dibrës e jane lidhe me vdeke.

Eee lidhe me vdeke o me vdeke të tanë,
Asqerin Turkit e mos me ia dhane,
Asqerin Turkit e mos me ia dhane.

Eee Hajredin Pasha he more hutaq,
S'rrifet Dibra Pashe mor me kerbaq,
S'rrifet Dibra Pashe mor me kerbaq.

Eee Hajredin Pasha o more kraj shenajk,
Nuk ashte Dibra Pashe mor Selenajk,
Nuk ashte Dibra Pashe mor Selenajk.

Eee Selenajk e nuk ashte o Përlep-e
Sikur ma lype Pashe n’Diber ma gjete
Sikur ma lype Pashe n’Diber ma gjete

Eee nandqind varre o more kush na i bani
O Dibëra e Madhe e mor dhe Zerqani
Dibëra e Madhe e mor dhe Zerqani

Eee Hajredin Pasha o ku e ke lan atin,
Mu n’Radike o m’ka met i ngrati,
Mu n’Radike o m’ka o met i ngrati.

Eee Hajradin Pasha ku i ke lan taborret,
T’gjithë në Diber o nëpër llogore,
T’gjithë në Diber hej nëpër llogore.

Eee Hajredin Pasha ku i ke lane ordine,
T’gjithë në Diber besa mi kane gri,
T’gjithë në Diber besa mi kane gri.

Eee t’gjithë në Dibër besa mi kane gri,
Jo ma pak hej nja dimdhetmije,
Jo ma pak o nja dimdhetmije.

Eee jo ma pak hej nja dimdhetmije,
Kan met n’istikame hej në vorr s’kan hi,
Kan met n’istikame hej në vorr s’kan hi.

Vërejtje: kraj shenajk= krye shenik
Selenajk= Selanik
Prelep= Prilep


Ky tekst u dërgua nga Gjoke Gojcaj



Hazis Ndreu
Publikimi: 10/10/2012


Hazis Ndreu - Hajredin Pasha
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Hajredin Pasha".
3. Video është e këngës "Hajredin Pasha", por nuk këndohet nga Hazis Ndreu.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Hazis Ndreu:


Komente 0