TEKSTESHQIP
Biografia
Grupi M.B.S (B.O.B) janë tre djem të rinj në moshë dhe si të tillë, si të gjithë moshatarët edhe ata kanë ëndrrat dhe dëshirat e moshës rinore. E duan artin, muzikën, këngën dhe, meqenëse rryma hip hop po përhapet edhe në vendin tonë veçanërisht edhe ata tre djem menduan të këndojnë dhe të krijojnë grupin e tyre, që e kanë titulluar ne fillim: B.O.B. ("Blazed Out Boys"). Dy prej tyre janë vëllezër, Panajoti Simsia, i njohur në grup me pseudonimin BKZ,  Odisea Simsia, ODC dhe shoku vet Emiljano Hoxha, Amilli. Edhe pse nuk janë lindur në Shqipëri, të rritur në një nga lagjet e Nju Jorkut, ne Brooklyn vëllezërit Bkz edhe Odc, janë kthyer përkohësisht në Shqipëri, në Durrës, ku edhe vazhdojnë të banojnë, u njohën me shokun e tyre Durrsak, Amilli. Muzikën e kanë në gen, sepse në rininë e tyre edhe baballarët e tre djemve janë marrë me muzikë. Dhe ata, menduan të ecin në rrugën e baballarëve të tyre, por në një rryme tjetër të re, në hip hop. Kanë patur bashkëpunim edhe me grupe te tjera.Edhe pse grupi i tyre është ende i ri, ata kanë arritur suksese ne Durres.Me shoqërinë në Nju Jork dëgjonin këngë të ndryshme, por ajo që i tërhoqi dhe i pëlqeu më tepër ishte rryma hip hop. "Eminem", "2 pac" edhe "50 cent" i  kishin dëgjuar shpesh. Me ardhjen në Durrës, u njoften në shkollë me Amillin, i cili edhe ai si ato i pëlqente atë rrymë jo vetëm për ta dëgjuar, por edhe për ta kënduar. Biseduan dhe menduan të krijojn nje grupin te vetin Ideja ishte diçka spontane por e rëndësishmja ishtë se të tre e ndjejnë shumë muzikën, jo vetëm për ta dëgjuar, por edhe për ta interpretuar atë. B.O.B. që në gjuhën angleze thuhet Bi Ou Bi janë shkronjat e para: "Blazed Out Boys"  dhe që do të thotë pak a shumë: Djemtë e hedhur, Çunat që shpërthejnë…Menduan ta quajnë me këtë emër grupin sepse siç është edhe vetë titulli edhe ne menduam t’i përshtatemi, pra te jen të hedhur, t’i kalojnë limitet, edhe te tregojne talentin e tyre. Kohet e fundit grupi ka vendosur te ndryshoje emrin dhe te quhet "M.B.S".

DËRGOI:
Komente 0