TEKSTESHQIP
Bajram Gigolli - Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Bajram Gigolli
Gjergj Kastrioti Skenderbeu


TEKSTI :: SONG LYRICS

Oooo o me shpat në dorë kush â prin o i pari,
Skënderbeu çaj djalë shqiptari,
Âsht o i lindur o trim në Krujë,
O nuk duroj t'a shkel oi huuuj.

Oooo o qysh aj i vogel o nënt vjeçar,
Turqt me veti e kan marrë,
Me luj shpatën e kan mësu,
Eeej veç për Turqt aj me luftu.

Eeeeej o kur u rrit e i çun ushtar,
E gradun e banë te parë,
O i dul zani në ballkan,
Ooo tuj luftu bash si luan.

O babë e nënë edhe vëlla e motër,
Po i çojnë letër o djalit të vogël,
Fal me shëndet se llom po t bojn,
Eeee o mos harro bir vendin tânë.

Oooo o kur e murr aty letër të malit,
Po i kujtohen o fjaltë e plagut,
Qe ia thojke rreth oxhagut,
Kur ia thojke bâ vajti,
Ma mirë vdek se gjallë në rrobni,
Atëherë lot po i shkojn si gurat,
Fjalë sulltani çon me turrat,
Dy vëllazni o prej miki,
Eeeej tash po kthehem o për Shqipni!

Oooo o kur ia tha atë fjalë sulltanit,
Të mâdhi i priti Ballabanit,
Shumë asqert në Krujë me m'çu,
Eeee "gjallë a të vdek Gjergjin t'a du!"

Jo aty Gjergji o si vetima,
Po i bashkon në Lezhë do trima,
Po iu tha o nja dy fjalë,
Ku âsht besa që m'ke dhânë
T'lidhim besën në dorë e gishta,
E ti lâmë xhami e kisha,
Do të luftojmë o plak a i rri,
Eee o t'rrujmë Flamurin o t'rrujmë liriiiinë!

Oooo o Skenderbe o mrekulli,
S'e harrove atë Shqipni,
Rrujtë kombin e Shqiptarisë,
E zbardhe ftyren oooo
E u bânë tânë Shqipnisë o heeeej
Komente 0