Bajrush Berisha
Mos U Zgjo
Mos U Zgjo
Për muzikën dhe për okestracionin punoi vetë artisti. Nuk dihet nga lindi ideja për një klip, por fakti është që ky projekt i ri do të lansohet para audiencës i përpunuar këndshëm edhe me videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e punoi Sunijan Shaban. Kjo premierë , siç është njoftuar, pritet të publikohet me datë 28 Shkurt 2026. Këtë Ilahi duhet ta dëgjoni me zemër të hapur dhe të lejoni veten të hyni në një dimension tjetër të universit - një hapësirë shpirtërore ku koha ndalet dhe shpirti gjen paqe. Kjo është një nga projektet më të dashura për mua ku treghet një ëndërr e veçantë dhe shihet i Dërguari Allahut, Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Në ato momente i thuhet trupit: "Mos u zgjo". Është një ndjenjë që nuk përshkruhet lehtë me fjalë - një qetësi, dritë dhe dashuri që mbush shpirtin. Kjo Ilahi më qëndron shumë afër zemrës, sepse kemi derdhur shumë mund, kohë dhe përkushtim në çdo varg dhe çdo tingull. Çdo detaj është punuar me dashuri dhe respekt të thellë.
TEKSTI :: SONG LYRICS
1.
U bëra gati për me fjet
Tesbidoven e lexova
Një natë e qetë me ye n'qiell
Shpirtin tim un e qetësova
Fillova te ëndërroja
Sikur isha në Medine
Fytyren tij e shikoja
Në mes të Kubes Jeshile
REF:
Mos u zgjo o trupi im
Lerë shpirtin tim me të të rri
E di që është vetëm ëndërr
Por s'muj me u ngi
Mos u zgjo o trupi im
Se shum her nuk vjen kjo mundësi
Jam pranë të dërguarit tim
Po ndjejë kënaqësi
2.
Të lutëm Zoti im
Ketë çast mos ma ndërpre
Kjo ëndërr është dhuratë
Më e bukura në fe
Në ketë gjumë po jetoj
Atë që zemra e shpreson
Takimin me pejgamberin
Atë që zemra shum e don
REF:
Mos u zgjo o trupi im
Lerë shpirtin tim me të të rri
E di që është vetëm ëndërr
Por s'muj me u ngi
Mos u zgjo o trupi im
Se shum herë nuk vjen kjo mundësi
Jam pranë të dërguarit tim
Po ndjejë kënaqësi
U bëra gati për me fjet
Tesbidoven e lexova
Një natë e qetë me ye n'qiell
Shpirtin tim un e qetësova
Fillova te ëndërroja
Sikur isha në Medine
Fytyren tij e shikoja
Në mes të Kubes Jeshile
REF:
Mos u zgjo o trupi im
Lerë shpirtin tim me të të rri
E di që është vetëm ëndërr
Por s'muj me u ngi
Mos u zgjo o trupi im
Se shum her nuk vjen kjo mundësi
Jam pranë të dërguarit tim
Po ndjejë kënaqësi
2.
Të lutëm Zoti im
Ketë çast mos ma ndërpre
Kjo ëndërr është dhuratë
Më e bukura në fe
Në ketë gjumë po jetoj
Atë që zemra e shpreson
Takimin me pejgamberin
Atë që zemra shum e don
REF:
Mos u zgjo o trupi im
Lerë shpirtin tim me të të rri
E di që është vetëm ëndërr
Por s'muj me u ngi
Mos u zgjo o trupi im
Se shum herë nuk vjen kjo mundësi
Jam pranë të dërguarit tim
Po ndjejë kënaqësi
- Publikimi: 28/02/2026
- Ora: 16:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Orkestrimi:
- Video Concept:
- Regjisor video:
Sunijan Shaban - Color Grading:
Xhunejd Feleku
Komente 0