TEKSTESHQIP

Bajrush Doda
Lufta E Koshares
Lyrics

Lufta e koshares-Bajrush doda
Edhe njiherë o në pleqni-e
Si ne ditët e rinisë-ë
Du me knu oj kosovë per ty-e
Per k'ta trima te lirisë-e

Marigona o del nga varri
Hodhi anash edhe gur
Ajo deshti o qe se pari
O ta shoh shqipen o more ne flamur-e

Pa'u flamurin o fort u gëzu-e
Kuq e zi shkaben mjedisë-e
N'tokë të lirë o tuj valu-e
Ashtu vetë si e kishë qendisë-e

Shqipja Gonën o kur e pau
Ushtojë bjeshjka o kur bërtiti
Prej gëzimit o edhe çau
O ç'ne e mira k'tu motër të qitit

Natë e ditë o ju luta Zotit
Veç ni ditë o me ty me e u pa
Tregom nipat e Kastriotit
Kah luftunë, Ku kanë ra

Në flamur o patën ba be
Për atdhe o në flakë me u kallë
Me tri germa UÇK
T'mbajtën n'krahë o t'mabjeten në ballë-e

Kush e çmendi o Serbinë fare
Nga kjo bjeshkë që rrshqet orteku
Lufta e madhe o ne koshare
Agim Ramadani edhe Sali Çeku

Shqipja motrën n'shpinë e hupi
Të çdo vend tuj e shetitë
N'Rrasë t'Koshares e çoj e zhdrypi
More për çka pa'u ishte mahnitë, o hej.

DËRGOI: