TEKSTESHQIP
Bajrush Doda & Qazim Berisha
Me Shpat N'Dore


Teksti :: Song Lyrics

O me shpat n‘dore kush pri-u i pari
Skenderbeu o burr shqiptari
Ishte lindun n n‘trimen kruje
O nuk duron ta shkel o i hujee

O qysh te vogel o shtat vjeqar
Turqit Gjergjin o e kan mar
Me lu shpaten o e kan msu
Veç per turqi-o me luftue
Kur u rrit e qun ushtar
E gradun e ban te par
E i dul zani ne ballkan
O tuj luftue si luan

O nane e babe o edhe moter
Oh po i shkrujn leter o gjergjit/djalit t‘vogel
Falë me shnet selame po i bajn
O mos harro bir-o vendin tan.

O kur e mur ket leter t‘mallit
O po i kujtohen o fjalet e plakut
Kur i-a thojke n‘ball t’oxhakut
Kur i-a thojke o babai i ti
O ma mir me deke se gjall n‘robni
O ather lot po i shkojn si gurra
Fjale sulltanit pi çon me turra
Dy vllazni more pre m‘i ki
O tash po kthehem o per shqiperi

O kur i-a tha keto fjale sulltanit
Fort na i briti o baballanit
Merr ushtrin e me u shterngu
O gjalle a vdeke gjergjin ta du

O na u nis gjergji o si vetima
E i bashkon ne lezhe do trima
E ja u thot dy a tri fjale
Pash n‘at bese o qe kem pas
T‘lidhim bese ne dur e gishta
Do t‘i lan xhami e kisha
E te vdesim o plak e i ri
O t‘rujme atdhe more t‘rujme o liri

O na u nis lufta na u nis beteja
O turr po bajn trimat si rrfeja
Dhamt e gjergjit o qitshin gac
O n‘dy antë trimi po pret o me shpat

O qa po bajke o motra mrika
Nuk e dike o qka osht ika
Krah per krah me shokt e vet
Po lufton po bon gajret
Ball per ball me pashallar
Me ushtri ton shqiptar
E i dul haku osmanlis
O zbardhi ftyren Shqiptaris

O Skenderbeu o i hypi atit
O fjal po i qon sulltan muratit
T‘kam dhon fjale e Besea Zotit
Kurr nuk t‘lshojm n‘toke t‘kastriotit
Mos t‘lakmon kush ne ket voter
Se na vdesim o i madh e i vogel
Se na vdesim o rob me femij
O per flamur o
More Kuq e zi-e

DËRGOI:
Komente 0