Biografia
Bardhi Beselica, këngëtari i ri llapjan të dielën ka promovuar klipin e ri të këngës "Veç unë e ti", në bashkëpunim me Omeka Studio dhe produksionin e ri "Sun Entertaimet", i cili udhëhiqet nga dy djelmosha të talentuar Telah dhe Adnan Llugaliu. Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Alban Rexha, ndërsa tekstin Shqiprim Sadiku.
Xhirimet e klipit janë bërë në plazhin e bukur të Ulqinit ai në një prononcim për gazetën Tribuna ka treguar se është ndarë shumë i kënaqur me xhirimet "Xhirimet kanë zgjatur 4 ditë dhe unë jam ndarë shumë i kënaqur më punën e produksionit. Ky është klipi i katërt Bardhit ai merret me muzikë që nga viti 2009 dhe i ka të realizuara gjithsej mbi 50 këngë kryesisht të zhanrit RNB dhe POP.
Bardhi tashme punon edhe si producent në studion e tij Omeka, të cilën e ka hap në vitin 2013, ku incizon dhe mikson këngë për këngëtar të ri. Ndërsa pyetjes se nga inspirohet për këngët që i bënë Bardhi i është përgjigjur "Inspirimin për të bërë muzikë e gjej te vetë muzika, një tingull i mirë më shtyn që të bëj diçka të mirë dhe normalisht që tingulli i mirë e nxjerrë një këngë tjetër të mirë" thotë ai.
Ndryshe Bardhi është duke punuar edhe disa këngë të reja, ai tregon se edhe për bashkëpunime është duke menduar "Po jam duke përgatitur disa këngë të reja, edhe bashkëpunime ka me pas por ende nuk janë caktuar se me kënd do t’i kem" thotë këngëtari për fund.