TEKSTESHQIP

(1948-2022)

Biografia
Bardhyl Londo studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare "Drita". Për disa kohë ka qënë kryetar i "Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve" (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit "Migjeni".

Shkrimtari Bardhyl Londo ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga akademiku Vasil Tole, i cili shprehet se "me hidhërim mësuam se zemra e mikut dhe shkrimtarit të shquar Bardhyl Londo sapo ndali. Një kaba përmetare po vajton për të". Akademia e Shkencave të Shqipërisë thekson se "ndarja e poetit Bardhyl Londo nga jeta është një humbje e madhe për bashkësinë e shkrimtarëve dhe artistëve, botën akademike, për familjen dhe të afërmit". Kryesia e Akademisë së Shkencave shprehu ngushëllimet dhe mbajti një minutë zi në sallën "Aleks Buda" para nisjes së veprimtarive të saj.