Tema: Poezi Për Trishtim

Veten E Vrasim Perdite

Veten e vrasim perdite.
ne tavolina
te pista kafenesh.
ne rrjeshta
te ndyte gazetash.
ne qarqe
prapesish, intrigash.
vritemi
ne nje vdekje te ngadalte.
dhe, oh, zot,
s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
vjen pastaj nje cast.
merr revolverin.
kembeza
nuk hiqet.
ke vdekur prej kohesh.
i vdekuri nuk vetvritet.

- poezi nga Bardhyl Londo


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  14