Demokratet Populiste

Fryjne ererat. Perjet kane fryre keshtu.
Ku mbaron valle muzika? Ku fillon zhurma?
Ne kryqezim te koherave, nje pikepyetje e madhe
pergjon e
ngaterruar
ku mbaron populli, ku fillon turma?

Ja, dolen populistet demokrate,
dallge ku perzihet uji dhe shkuma.
Populli rri serioz, i heshtur, i matur,
Shakara pa kripe mbllacit turma

Dhe nisin tiradat, nisin zhargonet,
burokracia eshte si lopa, demokracia si vetura.
Populli ul koken poshte i skuqur nga turpi,
"I madh", "i madh", cirret turma.

Fryjne erera. Mirefryfshi erera!
Kush ka veshe e dallon muziken nga zhurma.
Koha ime, beju sa me pare popull,
larg, koha ime, larg nga turma.

Nendor 1990

- poezi nga Bardhyl Londo


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3