(1955-2024)
Biografia
- Libreti më i mirë i vlerësuar me kupën e teatrove mbarëkombëtare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) me dramën "U largua deti" më 2004 zhvilluar në Pogradec,
* Çmimi "Butrinti" në konkursin ndërkombëtar (ballkanik) të qershorit 2007 zhvilluar në Sarandë,
* Çmimi special ndërkombëtar (për poemat "Perandoria e zogjve dhe Ankthi i statujave" Birds Empire & The Anxiety of Statues, marrë në Kongresin e Dytë të Uneskos për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Çmimi special ndërkombëtar për "Etika e poetit dhe ndikimin e saj në shkolla"- marrë në Kongresin e Dytë të UNESKO-s për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Letër mirënjohje dhe vlerësimi drejtuar autorit, Ministrisë së Kulturës, Shtëpisë Botuese "Toena" dhe revistës "Mësuesi" për përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në Kongresin e Dytë të Uneskos, tetor 2011,
* Çmimin e Maratonës Poetike Ndërkombëtare të Sarajevës me ciklin poetik "Kur ndriçojnë pikëllimet" (Literary Award for the poetry cycles "When sorrows glow"),
* Çmim Special për poemën "Akuarel për Zagrebin" dhënë nga Panteoni Paneuropian i Kulturës Kroate dhe Shoqata e Artistëve shqiptarë "DEA" të Kroacisë,
* Çmim I për ciklin poetik të botuar në revistën boshnjake "Rjeç" si autori më i mirë i huaj për vitin 2016,
* Çertifikatë vlerësimi Nga Akademia Alternative Pegasiane si "Poeti i Vitit 2016" për qarkun Sarandë – Delvinë.
* Diploma e Çmimit I për poemën "Jam shkrirë në qenien tënde" në konkursin vjetor të "Unionit Art pa kufij", pjesë e Euroartit, Durrës 2018,
* Çertifikatë vlerësimi për Veprën Jetësore "Rrapi" nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë - Shkup për vitin 2018,
* Mirënjohje e veçantë nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks", "Shkrimtarit Bardhyl Maliqi për arritje në fushën e letërsisë", Preshevë, tetor 2019, Çmimi "Naim Frashëri" në Festivalin poetike Ditët e Naimit në Tetovë, tetor 2020 etj.etj.
Si drejtues mësimor i rretheve letrare ka fituar 29 çmime rajonale dhe kombëtare të nxënësve dhe studenttëve të tij.
Ka qenë Trajner për efekt Atestimit për mësuesit 1984-2006,
Ka botuar 879 artikuj, mbi 300 e tyre të botuar në shtypin letrar e pedagogjik: Drita, Nentori, Mesuesi, Revista pedagogjike, Aks, Ndryshe, Nacional, Fjala e lire, Galaktika Atonis, Zemra shqiptare, Illyria (në ShBA) etj.
Ka kryer 163 redaktimet librash nga autorë të ndryshëm në poezi e prozë etj.
Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare.