TEKSTESHQIP

Bashkim Alibali
Në Duart E Nënës
Lyrics

Në duart e tua u rrita o nënë,
Në netët pagjumë pikoi drit' e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur t'a theva, o e shtrenjta ime.
Vij nga rrugë e gjatë
Ti më pret e para,
T'i puth ato duar
Mbushur plot me mall.
Në çdo rrudhën tënde, në çdo flok' të bardh'
Unë shoh fëmijërin', hapin tim të par'.
Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë
Të rritem i mbarë për k'të tokë të shtrenjtë.
INFO
Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Gjergj Leka, ndërsa për tekstin është kujdesur Zhuliana Jorganxhi.