Ai është një muzikant, këngëtar. kompozitor apo moderator. Ka nje karriere te pasur dhe mbahet mend si ai qe promovoi i pari kengetaren Mira Konçi. Gjergj Leka është një tjetër artist me kontribut në Festivalin e Këngës më së shumti si kompozitor. Shumë këngë të njohura të viteve ’80 janë të kompozuara prej tij, si "Për ty baba" e vitit 1985 e kënduar nga Bashkim Alibali, një vit më pas kënga "Shokë jete" e interpretuar nga Luan Zhegu, "Beso te dashuria", apo edhe "Këngë pa fund është rinia" e vitit 1989 nën interpretimin e Frederik Ndocit. Gjergj Leka ka një vajzë, Dorina Leka, e cila mori pjesë në X Factor Italy. Ai është i martuar me Erisela Markon nga Vlora. Çifti ka tërhequr vëmendjen ndaj mediave në gjuhën shqipe për shkak të një diference moshe prej më shumë se 20 vjetësh.