TEKSTESHQIP
Bashkim Alibali - Shalli I Kaltër I Rinisë
Bashkim Alibali
Shalli I Kaltër I Rinisë

Autor i muzikës është Vladimir Kotani, ndërsa teksti është marrë përsipër nga Arben Duka.
Teksti :: Song Lyrics
Një ditë më the në Ksamil
pranë një ulliri të ri
a do të shihemi vallë përsëri?

Dhe ike larg me makinë
t'a mori era shaminë
e ra ajo fluturim në gjoksin tim

Ç'u hap shamia si det i tërë
nga dora fluturoi rivierën e mbuloi
dhe anembanë tej në horizont
këngë e rinisë jehoi

Rivierë e kaltër me det
si vala bregun na ndjek
na jep në jug e veri, kaltërsi

Dhe ja një ditë plot me dritë
takohemi në Mirditë
shallin një fllad ma rrëmben
edhe ty të gjen

Nga malet, po edhe nga det i gjerë
ne morëm kaltërsinë, dhe lidhëm miqësinë
simboli ynë i dashurisë
shalli i kaltër i rinisë

Nga kjo bjeshkë nga kjo rivierë
anembanë Shqipërisë
sot shpaloset si ylber
shalli i kaltër të rinisë

Rivierë e kaltër me det
si vala bregun na ndjek
na jep në jug e veri, kaltërsi

Dhe ja një ditë plot me dritë
takohemi në Mirditë
shallin një fllad ma rrëmben
edhe ty të gjen

Nga malet, po edhe nga det i gjerë
ne morëm kaltërsinë, dhe lidhëm miqësinë
simboli ynë i dashurisë
shalli i kaltër i rinisë

Nga kjo bjeshkë nga kjo rivierë
anembanë Shqipërisë
sot shpaloset si ylber
shalli i kaltër të rinisë

DËRGOI:
Komente 0