>
BIOSHQIP
Biografia
Shtëpia muzikore “Beni” Kërcovë, është një ndër produksionet më të vjetra muzikore ne Maqedoni, me 15 vjet traditë pune. Nis me pune qe nga viti 1989 si “Kaseteri”, pas tre vitesh me 1992 e merr titullin “Produksion muzikor” dhe dy vite me vone me 1994 fillon bashkpunim me produksionet muzikore jasht vendit, si Kosove, Shqiperi dhe me vone Zvicer e Gjermani. Gjatë kësaj periudhe kohore P.M. Beni dha kontribut te madh ne zhvillimin dhe lulzimin e muzikes burimore e folklorike posaqërishtë në atë “burimore kercovare”.
Projekti parë ka qenë ai me folkloristët e mirënjohur nga Kërcova Vllezërit Dervishi, pastaj më vonë i`u nënshtruan edhe muzikes popullore, me vitin 1993 u publikua albumi i parë i këngëtarit kërcovarë Bexhet Jagodini me albumin “Meirem”. Pasi që arti i muzikes kërcovare filloi me një hovë te madhe, më vonë filloi bashkëpunimi edhe me këngëtarë të tjer nga Kërcova si: Naser Llutfiu(popullore), Kadri Musliu(popullore), Ferid Lutfiu(popullore), Ferid Abdiu (Rock) etj…
Viti 1995, per here te pare P.M Beni bene gjirimin e video projektit me kenge e humor te quajtur “Na bashkoi kenga e humori” ne bashkupnim me humoristin ose aktorin e njoher nga Kercova Naim Jusufi, i njohur si “Xha-Sela” dhe kengetare Ismet Bexheti, Xhyle Collaku, Ferid Lutfiu, Drita Musliu, Naser Lutfiu, Vll. Dervishi, Zyber Avdiu dhe shum te tjer. Nje vite me vone ne pjesen e dyte te te njejtit video projekte, filloj bashkeupnimi edhe me humoristin nga Tetova Nexhat hamzai i njohur si “Mister - X”, pastaj lidhja e kontrates me aktore dhe humoriste nga Kosova si Kumrije Hoxha, Hysnie Mucaj, Sevdai Radogoshi (humorist + regjisor) dhe shum te tjer.
Viti 96/97, PM Beni lidhi kontrat me rock grupin me te njohur ne trojet shqiptare nga Tetova qe ne treg ka thyer rekordin si album me i shitur deri ne vitin 99, behet fjal per rock grupin Elita 5 me albumin "Si Merlin Monro", PM Beni si distributor gjeneral ne bashkpunim me producentin e grupit Elita 5, pra Wirusi, vozhdon kontraten edhe ne albumin tjeter me rradh "Bardh e Zi" që u hodh ne tregë ne vitin 2005.

Adresa: Marshall Tito, nr. 160, Kercove (Macedonia), 6250
Tel: 045/ 223 063 Mob: +389 70 28 88 51