Biografia
Bertan Asllani shumë herët kishte filluar të luante në piano dhe në kitarë që janë edhe dy prej instrumenteve të tij të zemrës. Përfundimin e karrierës për fëmijë dhe fillimin e karrierës profesionale, Bertani e realizoj pas debutimit në festivalin "Nota Fest" në vitin 2004. Pas realizimit të këngëve në gjuhën turke më parë, kënga "Akoma të du" është hiti për të cilin njihet më së shumti Bertani në skenën shqiptare. Çmimin "Këngëtari më i talentuar" që e fitoj në Ansamblin Turk në Maqedoni dhe disa ngjarje të tjera ishin arsyet për suksesin e arritur për një periudhë kohore të shkurtër. Albumi i tij i parë ishte "Akoma të du" me të cilin ai fitoi çmimin "Albumi më I mirë" në "Zhurma Show Awards" ndërkaq në 2005 publikoj edhe klipin e tij të parë me këngën "Ilaç nuk gjej" në bashkëpunim me kompaninë "Tomato". Gjithashtu fitoi si kënga më e mirë dhe këndoj sërish në "Nota Fest" ku u shpërblye me çmimin "Këngëtari më i mirë". Pas sukseseve të mëdha që i kishte arritur deri më tani, kishte qenë i ftuar në shumë aktivitete të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Por sukseset spo i mjaftojnë Bertan Asllanit vetëm në muzikë. Së fundmi është bërë e ditur prezenca e Bertanit edhe në aktrim. Ka qenë pjesë e serialit më të ri turk "Pisyedili" ku në njërin nga episodet e tij Bertani shfaqet me një rol të madh duke u ngacmuar nga vajzat por që e don vetëm njërën. Por, kjo nuk është e tëra. Po flitet që Bertani do të jetë pjesë edhe e serialit "Sulltan" që shfaqet kohëve te fundit në televizionet kosovare. Se a ka diçka të vërtetë në këtë tregim apo jo, gjë të cilën Bertani se ka bërë ende publike, mbetet të shihet kur të fillojë të shfaqet seriali. Për shumë njerëz ata ishin prezantuar vetëm si miq duke thënë se në mes tyre nuk kishte dhe smund të kishte diçka tjetër, por në fund të vitit 2012 ai publikisht e kishte pranuar lidhjen e tij me këngtaren maqedonase Tamara Todevska e cila zakonisht bënë këngë për dashurinë. Gjatë promovimi të klipit të saj Tamara kishte thënë: "Shumë jam e dashuruar dhe nuk dua të jem vetëm gjatë muajit Nëntor" por duke mos dashur të pranonte që bëhej fjalë për Bertanin. Tamara përndryshe është ajo që sëbashku me Vercak dhe Adrian Gaxhën kishin përfaqësuar Maqedoninë në Eurovision, me këngën "Në emër të dashurisë".
Edhe pse Bertani shumë herë e kishte mohuar lidhjen e tij me Tamaran në vitin 2013 ata u bënë bashkë dhe sipas miqve të tyre ata janë të lumtur pranë njëri tjetrit. Më vonë ata u ndanë si pasojë e shumë pengesave që erdhën nga familjet e tyre, por siduket dashuria e tyre është më e madhe se çdo gjë tjetër. Kështu në një rrëfim të Tamaras ajo tregon që pavarsisht bindjeve të ndryshme fetare, nacionalitetit dhe pengesave familjare që kishin ajo është shumë e lumtur që është bërë bashkë me dashurinë e saj dhe po shijon çdo moment të jetës me të. Tani ai per momentin jeton ne Istanbul te Turqis ku atje po vazhdon me muziken ne gjuhen shqipe po edhe turke tash qe i pergaditë projektet e reja. Aj jeton me te dashuren e tij Hazal Şenel, eshte aktore shume e njohur ne tregun turk, ne banesen ne Turqi. Bertan Asllani eshte shpesh ne udhetim Istanbul-Shkup sepse aj dhe vllau Merti kan hapur produksionin e tyre aty ku merren me muziken dhe xhirimin e videoklipeve te kengetarve nga Ballkani. Prej 30.01.2016 ka filluar edhe seriali "Göç Zamanı", qe ne shqip do te thot "Koha e migrimit", ku edhe Bertan Asllani shfaqet me rolin i nje djaloshi te rij, te pasur dhe shume i lazdruar qe quhet Demir.