>
BIOSHQIP
Biografia
Bertan Asllani lindi në Shkup ku edhe e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në Kolegjin Amerikan pasiqë për të ishte vendi i duhur ku kishte takuar edhe shumë nga shoqëria e tij. Muzikë ishte diçka që ai gjithmonë kishte dashur të angazhohej në të. Dëshira e tij për të qenë këngëtar, tekstshkrues, producent ishte diçka nga e cila kurrë nuk hoqi dorë. Dhe kështu kur ishte 11 vjeç ai këndoi për herë të parë me një grup Turk në vitin 1996. Më vonë vendosi të jetë pjesë edhe e festivalit për fëmijë I njohur si “Kungujt Diarrhoea“ dhe më vonë në “Shall Boll“ ku fitoi çmimet e para në 1999 dhe 2000. Kishte vendosur të shfaqte edhe talentin e tij si prezantues kështu filloi të punonte në programe për fëmijë në radion “Super FM“, gjithashtu kishte përfaqësuar Maqedoninë në një mini festival të ballkanit në Ankara të Turqisë.

Bertan Asllani shumë herët kishte filluar të luante në piano dhe në kitarë që janë edhe dy prej instrumenteve të tij të zemrës. Përfundimin e karrierës për fëmijë dhe fillimin e karrierës profesionale, Bertani e realizoj pas debutimit në festivalin “Nota Fest“ në vitin 2004. Pas realizimit të këngëve në gjuhën turke më parë, kënga “Akoma të du“ është hiti për të cilin njihet më së shumti Bertani në skenën shqiptare. Çmimin “Këngëtari më i talentuar“ që e fitoj në Ansamblin Turk në Maqedoni dhe disa ngjarje të tjera ishin arsyet për suksesin e arritur për një periudhë kohore të shkurtër. Albumi i tij i parë ishte “Akoma të du“ me të cilin ai fitoi çmimin “Albumi më I mirë“ në “Zhurma Show Awards“ ndërkaq në 2005 publikoj edhe klipin e tij të parë me këngën “Ilaç nuk gjej“ në bashkëpunim me kompaninë “Tomato“. Gjithashtu fitoi si kënga më e mirë dhe këndoj sërish në “Nota Fest“ ku u shpërblye me çmimin “Këngëtari më i mirë“. Pas sukseseve të mëdha që i kishte arritur deri më tani, kishte qenë i ftuar në shumë aktivitete të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Por sukseset spo i mjaftojnë Bertan Asllanit vetëm në muzikë. Së fundmi është bërë e ditur prezenca e Bertanit edhe në aktrim. Ka qenë pjesë e serialit më të ri turk “Pisyedili“ ku në njërin nga episodet e tij Bertani shfaqet me një rol të madh duke u ngacmuar nga vajzat por që e don vetëm njërën. Por, kjo nuk është e tëra. Po flitet që Bertani do të jetë pjesë edhe e serialit “Sulltan“ që shfaqet kohëve te fundit në televizionet kosovare. Se a ka diçka të vërtetë në këtë tregim apo jo, gjë të cilën Bertani se ka bërë ende publike, mbetet të shihet kur të fillojë të shfaqet seriali. Për shumë njerëz ata ishin prezantuar vetëm si miq duke thënë se në mes tyre nuk kishte dhe smund të kishte diçka tjetër, por në fund të vitit 2012 ai publikisht e kishte pranuar lidhjen e tij me këngtaren maqedonase Tamara Todevska e cila zakonisht bënë këngë për dashurinë. Gjatë promovimi të klipit të saj Tamara kishte thënë: “Shumë jam e dashuruar dhe nuk dua të jem vetëm gjatë muajit Nëntor“ por duke mos dashur të pranonte që bëhej fjalë për Bertanin. Tamara përndryshe është ajo që sëbashku me Vercak dhe Adrian Gaxhën kishin përfaqësuar Maqedoninë në Eurovision, me këngën “Në emër të dashurisë“.

Edhe pse Bertani shumë herë e kishte mohuar lidhjen e tij me Tamaran në vitin 2013 ata u bënë bashkë dhe sipas miqve të tyre ata janë të lumtur pranë njëri tjetrit. Më vonë ata u ndanë si pasojë e shumë pengesave që erdhën nga familjet e tyre, por siduket dashuria e tyre është më e madhe se çdo gjë tjetër. Kështu në një rrëfim të Tamaras ajo tregon që pavarsisht bindjeve të ndryshme fetare, nacionalitetit dhe pengesave familjare që kishin ajo është shumë e lumtur që është bërë bashkë me dashurinë e saj dhe po shijon çdo moment të jetës me të. Tani ai per momentin jeton ne Istanbul te Turqis ku atje po vazhdon me muziken ne gjuhen shqipe po edhe turke tash qe i pergaditë projektet e reja. Aj jeton me te dashuren e tij Hazal Şenel, eshte aktore shume e njohur ne tregun turk, ne banesen ne Turqi. Bertan Asllani eshte shpesh ne udhetim Istanbul-Shkup sepse aj dhe vllau Merti kan hapur produksionin e tyre aty ku merren me muziken dhe xhirimin e videoklipeve te kengetarve nga Ballkani. Prej 30.01.2016 ka filluar edhe seriali "Göç Zamanı", qe ne shqip do te thot "Koha e migrimit", ku edhe Bertan Asllani shfaqet me rolin i nje djaloshi te rij, te pasur dhe shume i lazdruar qe quhet Demir.

Në Nëntor 2005, Bertan Asllani merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Ndize".

Në Dhjetor 2005, Bertan Asllani merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Akoma Të Du".

Në Prill 2005, Bertan Asllani merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Akoma Të Du", ku fitoj çmimin e DigitAlb.

Në Prill 2006, Bertan Asllani merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Per Ty Jetoj".

Në Gusht 2006, Bertan Asllani merr pjesë në Çelësi Muzikor 1 me këngën "Fukara Pa Dashuri".

Në Nëntor 2006, Bertan Asllani merr pjesë në Nota Fest 2006 me këngën "Çmendem Pas Ty".

Në Nëntor 2006, Bertan Asllani merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Me Fal".

Në Maj 2007, Bertan Asllani merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Ky Eshte Fati Im". Në vitin 2007 në Tiranë, Bertan Asllani ishte pjesë edhe e “Netët e Klipit Shqiptar “ ku dhe fitoi çmimin si “Klipi më i mirë“.

Më datë 14 Gusht 2007, Bertan Asllani publikon videoklipin "Zemer", që ishte pjesë e albumit të dytë “Besa besë“.

Në Shtator 2007, Bertan Asllani merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2007 me këngën "Largesia".

Më datë 28 Mars 2008, Bertan Asllani publikon videoklipin "Litari", krijuar nga vetë këngëtari.

Në Maj 2008, Bertan Asllani & Anjeza Branka marrin pjesë në Top Fest 5 me këngën "Lum Per Ty".

Në Maj 2009, Bertan Asllani merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Hija E Zeze".

Në Nëntor 2009, Bertan Asllani merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Nuk Vjen Parasysh".

Në Dhjetor 2009, Bertan Asllani merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Nuk Vjen Parasysh".

Në Dhjetor 2010, Bertan Asllani merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "E Ta Kisha Dit".

Më datë 27 Maj 2011, Bertan Asllani publikon videoklipin "Imkansiz".

Më datë 24 Qershor 2011, Bertan Asllani publikon videoklipin "Shum Low", në bashkëpunim me Big D. Me këtë këngë, Bertan Asllani u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011).

Më datë 22 Shkurt 2013, Bertan Asllani publikon videoklipin "Pranoje".

Më datë 23 Shkurt 2013, Bertan Asllani publikon videoklipin "Kujt I Thua Xhan".

Më datë 3 Qershor 2013, Bertan Asllani publikon videoklipin "Damla Damla" me regji të vetë Bertanit dhe në bashkëpunim me produksionin BrosExclusive. Këngëtari shqiptar nga Maqedonia ka ndryshuar edhe stilin e muzikës së tij duke u paraqitur në një klip bardh e zi me tekst të Ahmet Kurtis, kompozim te Bertanit në bashkëpunim me kompozitorin maqedonas, Robert Bilbov. Bertani ka arritur shumë sukses duke qenë prezent edhe në disa prej festivaleve më prestigjioze në Turqi.

Më datë 10 Tetor 2012, Bertan Asllani publikon videoklipin "Belki De" që në shqip do të thotë “Ndoshta“. Gjate karrierës së tij të sukseshme në tregun e muzikës vendore dhe në skenën shqiptare shpërtheu edhe në tregun e muzikës turke. Por edhe gjatë kësaj kohe Bertani rifilloj krijimin e këngëve të reja në gjuhën shqipe.

Më datë 25 Nëntor 2013, Bertan Asllani publikon videoklipin "Ilaç Nuk Gjej".

Në vitin 2013, Bertan Asllani publikon albumin "İmkansiz".

Më datë 12 Maj 2016, Bertan Asllani publikon videoklipin "Aşk Herşeyi Affeder".

Më datë 2 Qershor 2017, Bertan Asllani publikon videoklipin "Ben Lazim". Për orkestrimin u kujdes Bertan Asllani.

Më datë 17 Korrik 2020, Bertan Asllani publikon videoklipin "Fluturojm". Muzika e këngës u punua nga Bertan Asllani, teksti u shkrua nga Lindon Berisha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Bertan Asllani.