>
BIOSHQIP
Biografia
Besa Breca, soprano dhe këngëtare e muzikës së lehtë ka përfunduar Liceun Artistik "Jakov Xoxa" në vitin 2007 dhe Akademinë e Arteve në degën kanto në vitin 2011. Daljen e parë në ekranin televiziv Besa e ka pasur në vitin 2004 ku mori pjesë dhe u kualifikua si finaliste në dhjetëshen më të mirë në Ethet E Së Premtes 2.

Në vitin 2012, Besa Breca merr pjesë në X Factor Albania 1 duke u kualifikuar si finaliste në dhjetëshen me të mirë.

Prej vitit 2012 deri në vitin 2017 Besa ka marrë pjesë në vepra të ndryshme operistike të vëna në skenë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Prej vitit 2012 Besa është pjesë e bendit të spektaklit "E Diela Shqiptare" në Tv Klan.
KATEGORI: