Biografia
Ajo, krahas studimeve, do të jetë e angazhuar edhe në mbrëmjet e maturës, kurse verës do të jetë në dasma dhe mbrëmje të shumta, duke filluar nga bregdeti shqiptar, deri te ambientet gazmore në Strugë, buzë liqenit. Besa është mirënjohëse ndaj gjithë artdashësve të saj, të cilët kanë treguar admirim për këngën që ajo këndon si në mbrëmejt argëtuese ashtu edhe në ahengjet e ndryshme familjare. Sipas saj secili aheng, apo secila familje ka preferencat e veta të këngëve edhe për të paraqet një kënaqësi të veçantë. Me këtë, ajo njoftohet më për së afërmi me kulturat e ndryshme të trevave shqiptare.
Profilin e saj prej artisteje përpos muzikës argëtuese, po e plotëson edhe me opus interesant të këngëve të mirëfillta popullore, fatmirësisht pa u infektur me ’virusin’ tallava.
Si një artiste që ka një formim solid akademik, duke u ngritur së shpejti në magjistre të muzikologjisë, Besa Morina i ka caktuar vetes detyrë që përvojën e saj profesionale e pedagogjike t’ua transponojë edhe gjeneratave të reja. Ajo po organizon mësim praktik për piano dhe në këtë mënyrë synon që të ndikoj në ruajtjen e muzikës nga ndikimet dhe modelet e këqija.
Ajo ka mbaruar Fakultetin e Muzikës, Dega Teoriko-Pedagogjik, ndërsa përveç këndimit mban edhe orë private të pianos. Gjatë karrierës së saj muzikore, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale. "Kam marr pjesë në disa festivale si në TopFest-Shqipëri, NotaFest-Maqedoni, PoliFest-Kosovë. Në këta festivale jam shpërblyer me çmime të ndryshme", ka thënë Morina, duke shtuar se, qysh në moshën fëmijërore ka filluar karrierën në muzikë. "Në fëmijëri kam bashkëpunuar me Aida Barakun, e cila i ka shkruar të gjitha tekstet e këngëve të mia, ndërsa muzikën e ka realizuar Armend Rexhepagiqi, orkestrimet Xhevdet Gashi, ndërsa tani bashkëpunoj me tekstshkrues dhe kompozitorë të ndryshëm profesionistë", ka deklaruar Besa. Asnjë këngë nuk ka të bëjë me jetën time private, kështu që të gjitha këngët ia kushtoj publikut. Ndërsa për tekstet në moshën e fëmijërisë është përkujdesur Aida Baraku, ndërsa tani jam duke bashkëpunuar me tekstshkrues të ndryshëm’, thotë Besa.
Besa eshte arsimtare e lendes muzikore ne shkollen Pjeter Bogdani, ku ne rrjetet e saj sociale mund te shihni aktivitetet e shumta qe ben ajo me nxenesit.
Prej kohësh, këngëtarja Besa Morina, i ka munguar tregut muzikor me këngët e saj. Ajo, u largua nga skena gjatë kohës së studimeve, por jo edhe nga muzika. Menjëherë pas përfundimit të masterit në Fakultetin e muzikës, ajo, filloi të japë maksimumim te brezat e rinj për t’ju ndihmuar fëmijëve të cilët kanë talent në muzikë. "Në moshën e fëmijërisë kisha edhe albumin tim shumë të suksesshëm, ndonëse disa këngë kanë qenë të realizuara edhe me videoklipe. Tani bëra një rikthim në këndim", shprehet Besa në postimin e saj. Adhuruesit e zhanrit që ajo kultivon janë shprehur se vlera të tilla muzikore do ta pasurojnë skenën tonë.