Më mbaj mend (për 1 muaj)

Besa Morina
  • Vendlindja:
  • Prishtinë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 38 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 4 Prill 1982
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  40

Besa Morina është këngëtare e njohur. Besa Morina është një vajzë e moshës së re, e cila gati dy dekada të jetës se saj ia kushtoi muzikës, duke kultivuar ndjenjat përmes melodisë. Repertuari i këngëve të saja është i njohur për publikun në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe kudo që janë shqiptarët. Besa, pasionin e saj krijues e pasuroi edhe me diplomimin në Fakultetin e Muzikës. Megjithatë, edhe perkundër aktiviteteve të shumta në fusha të ndryshme, ajo ka gjetur kohë edhe për studimet pasdiplomike në Prishtinë, në të njëjtin drejtim. Besa shpalos planet e saja, duke paralajmëruar se në muajin shtator pret të lansoj një këngë, bashkë me videoklip.

Ajo, krahas studimeve, do të jetë e angazhuar edhe në mbrëmjet e maturës, kurse verës do të jetë në dasma dhe mbrëmje të shumta, duke filluar nga bregdeti shqiptar, deri te ambientet gazmore në Strugë, buzë liqenit. Besa është mirënjohëse ndaj gjithë artdashësve të saj, të cilët kanë treguar admirim për këngën që ajo këndon si në mbrëmejt argëtuese ashtu edhe në ahengjet e ndryshme familjare. Sipas saj secili aheng, apo secila familje ka preferencat e veta të këngëve edhe për të paraqet një kënaqësi të veçantë. Me këtë, ajo njoftohet më për së afërmi me kulturat e ndryshme të trevave shqiptare.

Profilin e saj prej artisteje përpos muzikës argëtuese, po e plotëson edhe me opus interesant të këngëve të mirëfillta popullore, fatmirësisht pa u infektur me ’virusin’ tallava.
Si një artiste që ka një formim solid akademik, duke u ngritur së shpejti në magjistre të muzikologjisë, Besa Morina i ka caktuar vetes detyrë që përvojën e saj profesionale e pedagogjike t’ua transponojë edhe gjeneratave të reja. Ajo po organizon mësim praktik për piano dhe në këtë mënyrë synon që të ndikoj në ruajtjen e muzikës nga ndikimet dhe modelet e këqija.

Ajo ka mbaruar Fakultetin e Muzikës, Dega Teoriko-Pedagogjik, ndërsa përveç këndimit mban edhe orë private të pianos. Gjatë karrierës së saj muzikore, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale. “Kam marr pjesë në disa festivale si në TopFest-Shqipëri, NotaFest-Maqedoni, PoliFest-Kosovë. Në këta festivale jam shpërblyer me çmime të ndryshme”, ka thënë Morina, duke shtuar se, qysh në moshën fëmijërore ka filluar karrierën në muzikë. “Në fëmijëri kam bashkëpunuar me Aida Barakun, e cila i ka shkruar të gjitha tekstet e këngëve të mia, ndërsa muzikën e ka realizuar Armend Rexhepagiqi, orkestrimet Xhevdet Gashi, ndërsa tani bashkëpunoj me tekstshkrues dhe kompozitorë të ndryshëm profesionistë”, ka deklaruar Besa. Asnjë këngë nuk ka të bëjë me jetën time private, kështu që të gjitha këngët ia kushtoj publikut. Ndërsa për tekstet në moshën e fëmijërisë është përkujdesur Aida Baraku, ndërsa tani jam duke bashkëpunuar me tekstshkrues të ndryshëm’, thotë Besa.

Besa eshte arsimtare e lendes muzikore ne shkollen Pjeter Bogdani, ku ne rrjetet e saj sociale mund te shihni aktivitetet e shumta qe ben ajo me nxenesit.

Në vitin 2000, Besa Morina publikon albumin "Krah Per Krah".

Në Nëntor 2002, Besa Morina merr pjesë në Nota Fest 2002 me këngën "Kur Nuk Je Ketu".

Në Dhejtor 2005, Besa Morina merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Hiqe Ti Masken".

Prej kohësh, këngëtarja Besa Morina, i ka munguar tregut muzikor me këngët e saj. Ajo, u largua nga skena gjatë kohës së studimeve, por jo edhe nga muzika. Menjëherë pas përfundimit të masterit në Fakultetin e muzikës, ajo, filloi të japë maksimumim te brezat e rinj për t’ju ndihmuar fëmijëve të cilët kanë talent në muzikë. “Në moshën e fëmijërisë kisha edhe albumin tim shumë të suksesshëm, ndonëse disa këngë kanë qenë të realizuara edhe me videoklipe. Tani bëra një rikthim në këndim”, shprehet Besa në postimin e saj. Adhuruesit e zhanrit që ajo kultivon janë shprehur se vlera të tilla muzikore do ta pasurojnë skenën tonë.

Më datë 12 Shkurt 2019, Besa Morina publikon videoklipin "A Je Na" dhe artistja vjen me një paraqitje mjaft të veçantë. Energjia e Besës vjen si një kërkim për të gjetur tek vetja ndjenjën, dëshirën, e mbi të gjitha për të përcjellë tek të tjerët atë që fle në shpirtin e saj, muzikën. Ajo është munduar të tejçojë tek dashamirësit e muzikës gjithmonë mesazhe të forta për ndjenjën më sublime, por edhe motive tjera të rëndësishme. Këngëtarja ka bashkëpunuar me kompozitorin Cekic Beatz dhe tekstshkruesin Gent Fatali, ndërsa për xhirimet e realizuara në Shqipëri është përkujdesur Produksioni Ego Films.

Më datë 15 Shtator 2019, Besa Morina publikon videoklipin "A Ke Me Ma Ditë". Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

1

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:



Komente mbi këtë artist


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet