Djaloshi që u bë i njohur në spektaklin e talenteve të rinj "Ethet e së premtes mbrëma" që organizohej vite më parë në Tiranë, sot është ndër këngëtarët më të kërkuar në tregun kosovar. Besart Halimi ka grumbulluar rreth vetes shumë simpatizues që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën e tij. Këngët e tij të njëpasnjëshme e kanë shndërruar në një këngëtar mjaft të pëlqyer dhe të dëgjuar nga publiku kosovar, veçanërisht nga moshatarët e tij.