Ka disa vjet që ajo merret me muzikë dhe ka një stil shumë të veçantë në interpretim. Kjo është këngëtarja Besarta Krasniqi, e cila jeton në Gjermani afër Kassel, por është nga Kosova. Është një vajzë shumë çapkëne dhe simpatike, por na ka treguar se është ende beqare, ndërsa e pëlqen shumë zërin e Elvana Gjatës dhe të Ardian Bujupit.
Në Tetor 2011, Besarta Krasniqi merr pjesë në Zhurma Show 2011 me këngën "Besom", ku u nominua në kategorinë "Best new artist". Kjo këngë u bë dhe videoklipi i saj i parë.