>
BIOSHQIP
Biografia
Talenti i Besianes u zbulua që në fëmijëri. Mori pjesë nëpër koncerte të ndryshme si teatrale ashtu edhe muzikore. Ka kenduar live në çdo performancë të saj.

Në moshën 17 vjeçare në vitin 2015 për herë të parë publikoj këngën "Malli". Pas kësaj në Maj të vitit 2016 publikoj këngën "Gabova" dhe menjëherë pas kësaj "Vetëm Ty".

Më datë 7 Prill 2017, Besiana Tolaj & Mc Lami Dragon publikojnë videoklipin "Na Dy".

Në vitin 2017, Besiana Tolaj merr pjesë në Albanian Star 2017, ku arriti deri në finale, paraqitja e saj befasoi jurinë poashtu mori edhe shumë zemra të publikut me zërin emocionues dhe bukurinë e saj.

Më datë 8 Gusht 2018, Besiana Tolaj publikon videoklipin "Kujtimet".

Më datë 8 Prill 2019, Besiana Tolaj publikon videoklipin "N'mahall". Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe brenda e tij këngëtarja shfaqet mjaft atraktive me performancën e saj.

Më datë 11 Shtator 2019, Besiana Tolaj publikon videoklipin "Thirrem".