TEKSTESHQIP
Biografia
Autori Besim Xhelili ka lindur më 11 shkurt 1977 në Tetovë dhe u rrit në fshatin Përshefcë, ku mbaroi me sukses shkollën tetëvjeçare. Shkollën e mesme e mbaroi në Tetovë, dhe në vitin 1995 vazhdoi studimet në Universitetin e Tetovës, të cilat i ndërpreu para kohe. Nga viti 1998 jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, ku është shumë aktiv në organizime të ndryshme kulturore dhe letrare.

Besim Xhelili deri më tash ka botuar këto vepra në shqip:

1. "Emocione", poezi, SHB "Luma", Tetovë 1996
2. "Unë në sytë e tu", poezi, SHB "Asdreni", Shkup 2007
3. "Baladë e ngrirë", poezi, SHB "URA", Prishtinë 2012
4. "Mes luleve dhe lotit", poezi, SH "URA", Prishtinë 2013
5. "Besa", poezi, SHB "Fishta", Prishtinë 2016
6. "Dallgë në zemër", poezi, SHB "Atunis", Prishtinë 2016
7. "Sy të pafajshëm...", poezi, SHB "Atunis", Prishtinë 2016
8. "1803", roman, SHB "Fishta", Prishtinë 2016
9. "Fragmente të një zemre të dalldisur", poezi, SHB "Lena", Prishtinë 2019
10. "Vragë malli", poezi, SHB "Lena", Prishtinë 2019

Veprat në gjermanisht:

1. "1803", roman, SHB "BoD", Hamburg, Gjermani 2018
2."Sy të pafajshëm...", poezi, SHB "BoD", Hamburg, Gjermani 2019
3. "Fragmente të një zemre të dalldisur", poezi, SHB "BoD", Hamburg, Gjermani 2021
4. "Vragë malli", poezi, SHB "BoD", Hamburg, Gjermani 2021

Vepratr në suedisht:

1. "1803", roman, SHB "BoD", Stockholm, Suedi 2018

Ai është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, i PEN Klubit austriak, Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Kryetar Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu", të cilën në vitin 2011 e bashkëthemeloi dhe e udhëhoqi deri në vitin 2015.

Kontaktet:
Besim Xhelili
Tel.: 0043 (0) 660 486 6191
E-Mail: besim@live.at
Web: www.besimxhelili.at

DËRGOI: