>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollimin e nisi në Stagovë, një fshat kaçanikas. Në vitin 2001 familja e tij u shpërngul në Ferizaj, ku mbaroi me sukses të shkëlqyer filloren në shkollën “Ahmet Hoxha”. Shkollimin e mesëm e mbaroi në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi Shqipe, dhe menjëherë ka vazhduar edhe studimet master, të cilat i përfundoi në afat të rregullt.

Me krijimtari letrare nisi të merret që në fëmijëri. Ka të botuara tri vepra letrare, dy prej tyre me poezi dhe një në prozë, si dhe poezi e tregime në për revista e antologji të ndryshme. Në vitin 2014 ka botuar studimin “Struktura e ironisë”. "Struktura e ironisë" ("Një figurë në tre modele") është titull i kërkimit studimor që ka si objekt ironinë dhe manifestimin e saj si figurë dhe si strukturë, duke e nënkuptuar edhe si strategji kreative. Pra, nëntitulli i librit, "Një figurë në tre modele", është precizim i objektit të studimit, respektivisht shkrimtarët Franc Kafka, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare.