TEKSTESHQIP

Bijt E Sefes
Kënga E Selman Kadrisë
Lyrics

Rrehi teli ooo i Shqipnise,
Mej knue hatmet Selman Kadrise,
Pushke te madhe i dha Serbise.
Pushke te madhe na 'i ka dhanë,
Preu vojvoden qat kapetan.
Se Selmani nau qokja n'kam.
Të Miliqi hi o kanë ,
Au qove zotni ja ban?
A u qove more zotni?
Po u qova o Selmani i ri.
Po u qova or Selman,
Kam qu gjinen me thirre mbrame,
Ku je kanë djalo qe s'je ardhë.
Qe Selmani tha s'mujta me dalë,
Kur ti thirrjet m'I ke qu
unë ne ship s'jam qillu.
Të tretën thirrje e kam marrë
Dhe qe zotni tek jam ardhë.
Q'ka po thotë Miliqi i pite,
Du me dalë unë me u shetite.
Jo ma anej se tej n'Muzhevine.
N'Muzhevine n'katundin Cerce,
Du me dalë me nxam naj peshk.
E Selmani çka i ka thanë ,
A të vijë me ty zotni ja bane.
A të vijë me ty more zotni ,
O çka t'bane lazem ty.
E Miliqi shka po bane
N'tesha e ngrada ish kanë veshe,
E murr pushken me gjithë rreth.
Edhe niskan me t'fillu,
Dhe gurajat i kanë trupu.
Ne Muzhevin kur janë dalë,
Qe Miliqi po e flete ni fjale.
Jam paqef tha o Selman.
O paqef tha jam qillu.
O s'po muj armet me'i qu.
Thotë Selmani ami mu.
Mi jep mu more zotni,
O se vijë rroktare me ty.
O çka te bane lazem ty.
O ja dha armet me gjithë rreth ,
Murre Selmani e po i vesh,
Pergjithmone i bajte me shnet.
Kane nise rrugën kanë t'fillu.
Thotë Selmani lume për mu
Shka Selmani ish tuj menu.
Kurrë m'a ne shtek s'më ka ardhë mu,
Këtë tradhtare unë me hjeksu.
Unë me hjek këtë tradhetare ,
Se shumë dam ka ba n'shqiptare,
Ka lane nanat pa djem të ri,
Nuset të reja ka kthy n'xhini,
Ka vra gjin tuj shku n'mulli
E qobane ka pre me dhi.
Neper djepa ka pre sabije,
Ah me singi ahi,
Si ne Kosovë edhe ne Boshjaki.
O Selmani çka po bane ,
Pese fysheke ne pushke po i lëshon.
Pese fyshek n'pushke o i ka leshu.
Dhe përpjetë niher ka gju.
Forte shkau iu ka ngrmu.
Pse me pushke Selman po lune,
Kqyre djalë se po me vret mu.
E Selmani ma ka mashtru,
Rruge e shtire ka qellu,
Me dalë kush me ba me na gju,
Unë për ty du me luftu ,
Kogja mirë m'a ka mashtru.
Tridhjete hapa nuk janë shku,
Dhe Selmani iu ka ngermu.
ju ngermu dhe i paska thanë,
kthehu knejna or tradhtare.
A e din ti sa ke vra shqiptare,
Shumë e nana ke lane pa djalë,
Shumë e gra ke lane pa fëmijë,
Shumë e nuse i ke kthy n'gjini,
ke vra gjin tuj shku ne mulli,
E qobane ke pre me dhi.
Ke pre edhe shumë sabije ,
Ne singi ahi, si ne Kosovë dhe ne Boshjaki ahi.
Ai Selmani çka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
O me te parën ne ballë ia ngjiti, tru e floke te tana n'zalle ia qiti.
E ka prite deri i ka dalë shpirti.
Për dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kanë i nxete.
Ia murr pushken me gjithë rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
Dil e vraje ti shqiptare apet.

O Selmani c'ka po bane n'katun te vete o hi o kanë,
Sadri plakut o za po'i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
Të Sadri plaku koka hi;
O kum ni do djem ne mal oi ki ,
Me me ba me ta të shkojmë për Shqipni.
Sadri plaku çka ka thanë , hala nana s'ka ba djalë
Miliq Kersten q* del e vran.
Mos besofsh o mixhe i tha ti, shikoje vete pushken e tij
Krejt ne serm t'a paqa fale ty.
Sadri plaku çka i ka thanë , hiqmu dere more ti djalë .
Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marrë.
Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
Atëherë Selmani çka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
Ngat kufinit kur o shku , o atje i kanë kallezu.
Me pase krahe me fluturu, gjallë n'atë anë nuk mun me pshtu.
O Selmani merzite o kanë dhe menu djali koka kanë.
Një daje ne Cerce unë e kam, o një daje tha m'ka qillu.
Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
Ne male te Cerces paska shku, do qobane është taku.
Ne do qobane zatet ish kanë , a u kullosin o djem ua bane.
Hane kapak more drumtare. T'kujna jeni u ka thanë?
Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kanë!
Lumi unë bre te pasna daje. Daja jem kokë qellu,
Ti te shpia n'ven me shku, unë dhente kam me ti ru.
Të daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t'ka qu.
Shumë selam Selmani pot e bane, o do buke ka thanë me ma dhanë.
E ai djali çka po bane , se te shpia fill po shkon,
Baba Rame aty ish kanë , ai ish kanë tuje e mblue ji talle.
Djalit te vete çka i ka thanë, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
Edhe djali çka i ka thanë shumë selam Selmani pot e bane,
Shumë selam ai ty tka qu, o do buke ka thanë me ma pru,
o ish lodhe kambet e kishin lshu.
Atëherë Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
Ka tri ditë qe n'Shqipni ka shku.
Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
Unë e ngjohe more nipin tonë.
Atëherë Rama çka po bane, ni boshqe ne dorë me buke e ka marrë,
dhe do djathe dhe po t'fillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
Eh ne Selmanin zatete është kanë edhe ngryke ata janë marrë,
Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thanë ,
Tej ne kufije unë jam kanë , ngate kufinit mue m'kanë kallezu.
Me i pase krahte me fluturu , gjallë n'atë anë nuk muje me pshtu.
Atëherë Rama çka i ka thanë , mos ki gajle nipash ia bane.
Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
I kanë lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne atë anë te shtine.
Tej ne shpi daja do të shkon me marrë kalin me samara,
Një temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
Pa nji there n'kambe daja te qone, e Selmani çka i ka thanë ,
Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
Me pa Rama çka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
Ne Vode n'Istoge shkue tek a kanë. Ranguliqit rajes n i ka thanë.
Sa don myzhde Rale me m'dhanë, për Selmanin q* t'a kam nxane.
Atëherë Rala çka i ka thanë , e vërtetë kjo mos më kanë,
Kryet e tanë në vend te tije te shkone.
E vërtetë tha kjo ka me kanë se n'male te Cerces e kam lane.
Me pa Rala atëherë çka po bane i'a dha myzhde njimidinare.
Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku për mu.
Një xhanare këtu s'më ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
Sherr qai Rala ish kanë qillu, magazinat tha qelmi mu.
Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
Me pa Rama tash çka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
Të Selmani fill po shkon.
Dhe Selmani i paska thanë , je vonu pak daja Rame.
Mos n'Istoge tutna je kanë, mos ne Istoge tutna je shku ?
Dhe për mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thanë ,
jo atahen daja s'ta bane.
E Selmani i paska thanë pse sakicen daje e ke marrë,
Apo ngon or nipi ri , unë kur te kthehna prej Tutini,
du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani çka po bane
Vesh temlikun dhe shaminë e bardhe
E shkurte havalja ish kanë , i ra havalja deri ne kame.
Daja pushken ia ka marrë me nji lluge ia paska lane.
Hype ne kali dhe po t'fillojen.
Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m'ardhë
Me ba deka me m'ardhë mu, le qe vete unë kam me shku.
Po me deke i veshun si gru, tanë Shqipnise marre kam mei leshu.
Atëherë Selmani çka ka thanë, nalma kalin daja Rame,
Du mu kthye pushken me marrë, daja kalin s'ia ndalon.
Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n'prraqe iu koqite,
Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t'fikte për Miliqin nipin pe mbyte.
Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet janë avite.
Edhe shkijet çka kanë thanë, qyshe Selmanin ti kështu me bame,
Kem pas qejf te gjallë me nxane, e me pa ata çka po bajne
Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
Me nji qebe po ma mblojne , gjithë njerezia po bane seri
Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thanë se zen asqeri.

Naqallniku me pa çka po bane , te Selmani fill po shkon,
Qizme n'krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kanë ,
Edhe buke Selman kush o t'ka dhanë, rënë me na kallezu,
Ne spital na kemi me te qu, kanë mjeket me te sheru.
Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s'mun ma ndal
S'mundesh me m'shti njerëzitë ne qafe me i marrë,
Se kam mendjen me t'kallzu, i ka thanë ,unë shpirtin du me dhanë.
Të mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
Me u ba mirë me hyqymet, ne katër anet e dhan radine.
O e preu daja more o Selman Kadrine.

Se ne atë kohe more a kanë Serbia, s'vonoje shumë more ka ardhë Shqipëria.
Si Shqipëri e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
Nana e Selmanit po kanë o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
Gjame po bajshin miqaia.
Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djalë,
Q* del e vret qat vllaun Rame.
A ka ba nana naj djalë si zana, oh pajton zemra nana.
Ia jap dhete o me gjithë dhi, ia jap hanin me mulli
Edhe tokën me tapi.
Kështu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhanë.
As ni pare nuk t'a du , Liman Beka ne ship o shku.
Të vllait Bajramit iu ka ngermu.
Qou Bajra he tungjate jeta, mos t'a lame soten për nesra
PerSelmanin mos t'na dhimbset jeta.
Të dy djemtë kokan que ne kambe, ditë e ejte ish kanë Pazar.
Shumë e hallku ne Pazar po shkojnë, në fund te Istogut prite paskan nxane.
Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
Shumë do hallk janë kanë mbas tij.
Tane qasi po tanë hafije , q* kanë pre shqiptare për shkije.
E aty te vojte janë kanë, Liman Beka përpara i ka dalë.
Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
O kanë gjithë Shqipëria për veti.
Liman Beka me pa q'po bane , nxuerr manxerren e n'krye po I mshon,
Pa pikë shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetrën anë.
Po e bajne për nishan.
Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, këta ne dhe kushe mos më shti,
Le ta shtine popi I zi, se popi I zi është oi tij.
Oh në vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki

DËRGOI: