TEKSTESHQIP

Bijt E Sefes
N'agim Heret
Lyrics

OO n’agim heret, kur u çova, mu dok se po raka shi,
Qova kryet e shikiova, ato ishin lotët e mi,
Aman ato ishin lotët e mi.

Oh zemra ime, ndryshk koka zanë, ajo pret kur do t’bjen shi
Nji bylbyl që po vajton kërkush hallin spo ja din,
Aman kërkush dertin spo ja din.

Ooo bylbyli e vajton çerdhën e vetë, o ra në atë ku ka le s’pari,
S’don me lanë ai t’shkretë o venin o të vetë, pra mos pastë aty dushk as bari,
Aman mos pastë aty dushk as bari.

Ooh aty është ooo gzimi i atij e o gzimi i tina o përgjithmonë,
Oh n’vend tonë o do ta gzojna lirinë, zemrat tona atëherë na pushojnë,
Aman zemrat tona na pushojnë.

Oh moj zemër, je hyqmetee, o ti po lyp moj me u liru,
Kjo pe lypka gjith gjuhen e vete me kanë t’lirë na me bisedu,
Aman me kanë t’lirë na me bisedu, ah çke bylbyl kánë në atë therrë, sytë e tu pa u terë,
Oh bylbyl që kánë në atë therrë, sytë e tu pa u terë,
A do kesh naj here naj shpresë për me knu me naj pranverë,
Ah me naj pranverë.

DËRGOI: