Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.
Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.