TEKSTESHQIP
Black Moon - 100 Vjet Vetmi
Black Moon
100 Vjet Vetmi

Muzikën e këngës e kompozoi Sidrit Bejleri & Dorjan Golemi, ndërsa tekstin e përgatiti Sidrit Bejleri.

Teksti :: Song Lyrics

Mbyll sytë dhe nuk shoh asgjë tjetër
Errësirën tret shkëlqimi i syve të tu
O vajzë afrohu të të dua
Të prek gishtërinjtë vetëm kaq mjafton
Nëse një dhimbje të ëmbël brenda ndjen
Aty mbaje mos e lër të fluturojë
Vdekur të jesh bëhu e gjallë
Që të ecësh ti pa frikë e parin hap
Në rrugën tënde jam i fundit
barë edhe vesë
Në rrugën tonë të murrme
plot gjethe shprese

Të jesh vetëm një s’ka pse të ketë kuptim
Zemrën një herë folë ta bësh pa magji
Buzë të njoma tharë nga paputhja
Njëqind vjet në vetmi
Jeta në mes luginës së gjelbër
Çelet, gjallon, ndryshket nën të ftohtin shi
S’kam fuqi që të të humb e të kaloj
Njëqind vjet në vetmi
Sot po shkruaj që të fshij të djeshmen
Ndoshta bashkë me të dhe ndonjë lot
Oh, vajzë pa të përqafuar
Kthehet dhe një fletë e albumit gri
…plot gjethe shprese
Komente 0